Policia po vijon ende kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e të hënës në Tiranë, ku efektivi i policisë Erion Goxhara plagosi me 6 plumba shtetasin Lorenc Kosta, pasi mësoi për marrëdhënien e tij të fshehtë me të shoqen e tij.
Si fillim kërkimet për kapjen e efektivit nisën nga zona e Dajtit ku u nis menjëherë pas krimit, por më pas u shtrinë më gjerë.
Tashmë kërkimet kanë nisur edhe në banesat e të afërmve, po ashtu edhe jashtë Tiranës, duke arritur deri në Memaliaj, lidhur kjo me origjinën e tij.
Po ashtu policia vijon negociatat me familjarë të efektivit që ta bindin të vetëdorëzohet, ndonëse ai është shprehur më parë se më mirë pranon të vdesë sesa të kalbej në burg.
Ditën e ngjarjes efektivi ka shkuar te rrethrrotullimi i Shkozës ka marrë djalin e tij dhe kanë hipur në taksi, kanë shkuar deri në zonën e Freskut.
Kur Goxhara ka dy policë civilë që e identifikuan, ka zbritur dhe është arratisur me vrap i vetëm./ Versus.al







