POLITIKË /

10 mln pasagjerë në aeroportin e Rinasit në 2024-ën, Balluku zbulon synimin për vitin e ardhshëm

Mes të tjerash, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë zbuloi se vitin e ardhshëm edhe aeroporti i Vlorës do të jetë funksional.

Shkruar nga Versus

10 mln pasagjerë në aeroportin e Rinasit në 2024-ën, Balluku

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku ka qenë e pranishme në ceremoninë e mbajtur sot në Aeroportin e Rinasit për arritjen e shifrës 10 milionë pasagjerë në vitin 2024.

Balluku tha se vihet re një rritje e performancës në ofrimin e shërbimeve të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, teksa shtoi se për vitin e ardhshëm synohet shifra e 12 milionë pasagjerëve.

“Performanca është përmirësuar me 2.3 herë krahasuar me vitin e kaluar. Kemi vënë një target të ri për vitin 2025, 12 milionë pasagjerë. Të cilën jam e sigurt se do e arrini dhe do e tejkaloni. Përgjatë muajit maj të vitit 2025 aeroporti do shënojë një hap tjetër përpara pasi do kalojë në kategorinë 4E”- tha Balluku.

Më tej numri dy i qeverisë shtoi se gjatë vitit të ardhshëm pritet hapja aeroportit të Vlorës, i cili sipas saj do të jetë një konkurrencë pozitive për atë të Rinasit.

“Vitin e ardhshëm presim hapjen e aeropotit ndërkombëtar të Vlorës që besoj do jetë konkurrencë pozitive. Çdo muaj në tabelën e arritjeve Shqipëria vlerësohet si vendet e para qoftë nga eurokontrolli”- shtoi zv.kryeministrja. Versus.al

Poll