POLITIKË /

‘Betejat nuk më trembin’, pjesë e listave të hapura, reagon Jorida Tabaku:  Në PD asgjë nuk më është falur

Në kanalet e saj të komunikimit Tabaku shkruan se sot nis një sfidë duke theksuar se në Partinë Demokratike asghë nuk i është falur por e ka fituar me puën dhe përkushtim.

Shkruar nga Versus
‘Betejat nuk më trembin’, pjesë e listave të hapura,
Jorida Tabaku

Deputetja Jorida Tabaku një ndër emrat më të votuar në Primaret të zhvilluara në Partinë Demokratike është vendosur në listat e hapura për të garuar në zgjedhjet e 11 majit.

Por në kanalet e saj të komunikimit Tabaku shkruan se sot nis një sfidë duke theksuar se në Partinë Demokratike asghë nuk i është falur por e ka fituar me puën dhe përkushtim.

 “Faleminderit demokratëve të Tiranës për besimin! Fitova primaret me mbështetjen tuaj dhe isha ndër më të votuarit, por sot nis një sfidë të re—betejën për Tiranën në listën e hapur!

Në Partinë Demokratike asgjë nuk më është falur. Çdo betejë e kam fituar me punë dhe përkushtim, dhe ashtu do të ndodhë edhe tani!

Do të jem në Parlamentin e ri për të përfaqësuar jo vetëm demokratët që më votuan, por edhe ata që ende nuk e shohin veten të përfaqësuar.

Për një ekonomi më të mirë, për shtresën e mesme, për familjet shqiptare, për integrimin Europian dhe për luftën ndaj korrupsionit!

Betejat nuk më trembin! Nuk më trembi komisioni hetimor, as pronarët e inceneratorëve që sot janë në arrati apo në qeli.

Nuk më trembi as beteja për profesionet e lira dhe të drejtat e qytetarëve. Ndaj nuk do të më trembë as kjo sfidë!

Për mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë privilegj më të madh sesa të jem zëri i demokratëve dhe të vazhdoj t’ju përfaqësoj me dinjitet dhe vendosmëri", shkruan Tabaku./Versus.al

Poll