POLITIKË /

Lënia jashtë e ‘veteranëve’ të PS, Rama: Duam hapje brutale të partisë! Në Vlorë e përmbysëm listën

Shkruar nga Versus

Lënia jashtë e ‘veteranëve’ të PS, Rama: Duam

Listat e kandidatëve për deputetë të PS lanë jashtë saj shumë deputetë aktualë të cilët e mbajnë mandatin prej disa legjilaturash. Por edhe ata të cilët kanë vetëm një mandat janë lënë të garojnë në listat e hapura.

Lidhur me këtë fakt, kryeministri Edi Rama tha se ka qenë përpjekje e tij për të hapur partinë nëpërmjet vendosjes të të rinjve në lista të sigurta pasi në mënyrë tjetër do e kishin të pamundur të futeshin në Kuvend.

“Ne i kemi shfrytëzuar listat e mbyllura për të hapur partinë. Për ta bërë hapjen brutale. Në sensin që nëse kapacitetet e brendshme në territor, janë të tilla që e pengojnë hapjen, atëherë duhet ta imponojmë në një moment kyç duke i dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave që përndryshe nuk do hynin dot”- tha kreu i qeverisë.

Teksa mori disa shembuj të deputetëve të cilët sipas tij i ishin vetëofruar të angazhoheshin kudo që ishte nevoja, Rama përmendi edhe listat e kandidatëve në Vlorë duke thënë se ishte e nevojshme një lloj përmbysje e kandidatëve për të treguar ofertë të re politike.

“Një person tjetër që ka vite të tëra që është në krye të punëve, që është deputet prej disa kohësh, veteran i PS, Fadil Nasufi ka shprehur gatishmërinë jo të jetë në listën e hapur, por edhe të mos jetë fare dhe të punojë ku t’i kërkohet. Këto nuk janë gjëra të jashtëzakonshme por mënyra sesi duhet të funksionojë një familje politike që ka qëllim të bëjë Shqipërinë.

Shembull tjetër është Vlora. Kam menduar se në Vlorë nuk e marrim asnjëherë maksimumin. Unë besoj që e meritojmë dhe vlonjatët do na e jepnin nëse ne do ishim në gjendje t’u jepnim atyre një ofertë që nuk u sjell në mendje partinë e mbyllur, partinë e disave që kthehet pastaj në një shëmbëlltyrë të një klubi të privilegjuarish. Prandaj në Vlorë e kemi përmbysur listën, për t’u dhënë një ofertë më komplekse dhe më të prekshme”- u shpreh Rama. Versus.al

Poll