POLITIKË /

“Ajo që ndodhi dje kaloi çdo limit! Në proces jam dëshmitar!”, Rama flet sërish për arrestimin e Veliajt

Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranes me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama foli sërish për arrestimin e Veliajt

Shkruar nga Versus

“Ajo që ndodhi dje kaloi çdo limit! Në proces jam

Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranes me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama foli sërish për arrestimin e Veliajt: Kontrata me Veliajn u ndërpre nga dikush që nuk e njoh. Nuk mund ta them nëse Erjoni është I pafajshëm apo fajtor por prezumimi i pafajësisë për një njeri të zgjedhur në krye të detyrës është detyrim.

"Ajo që ndodhi dje kaloi çdo limit. Kemi një hetim për një person, e jo një akuzë për korrupsion. Është hetuar jeta e një personi si rezultat i një novele dhjetra faqe anonime të depozituara në shkurt të vitit të kaluar....Për mua kjo nuk është normale." tha Rama. 

Rama tha se në këtë proces ai është dëshmitar

"Në procesin e deritanishëm jam dëshmitar për intimidim të personave. Janë intimiduar njerëz që më kanë bërë të mendoj për kohën kur jam marrë nga policia para rënies së regjimit" tha Rama. 

Tags:

rama veliaj

Poll