POLITIKË /

Berisha: "600 gra nuk morën mjekim nga aparaturat e prishura"

Dy ditë më parë, Versus.al, ngriti shqetësimin dhe paraqiti dokumentet se nuk janë vetëm 600 gra, por edhe 200 të sëmurë më kancer lëkure dhe 250 të sëmurë me kancer të kokës dhe të fytit që nuk kanë mundur të marrë shërbim mjekësor radioterapeutik për shkak të mungesës së pajisjes së Ortovoltazhit dhe mungesës së maskave termo–plastike. Versus.al ishte media e parë që ndoqi skandalin me aparaturën e Brachiterapise dhe rrezatimin e kobaltit në ambientet e brendshme të Spitalit Onkologjik

Shkruar nga a.b.

Berisha: "600 gra nuk morën mjekim nga aparaturat e prishura"

“600 gra me kancer gjiri, nuk kanë mundur të marrin mjekim për shkak se aparaturat ishin të prishura.”

Kështu deklaroi mes të tjerave kryetari i PD-së Sali Berisha, ndërsa vijoi denoncimin e sistemin shëndetësor në Shqipëri. Ai deklaroi se ajo që ka ndodhur në Onkologjik ndodh në çdo spital në Shqipëri.

Berisha deklaroi se mjekët marrin ryshfete, ndërsa theksoi se në të gjithë Shqipërinë ka vetëm 55 mjekë për sëmundjet neoplazike.

“ Miq, ajo që mediat sollën para jush në Spitalin Onkologjik, ju garantoj se ajo ndodh sot në çdo spital, në çdo shërbim.

Dhe kurrë mos harroni se aksionerët më kryesorë të asaj që sot një publicist i njohur e quante Bursa e Vdekjes, aksionerë kryesorë të kësaj burse janë Edi Rama me Beqajn e tij dhe Ogertën, Korbën e Kovidit të shqiptarëve.

Miq, sëmundjet neoplazike vijnë në shkaqet e fataliteteve të tretat në Shqipëri.

Po sa mjekë thoni ju ka në Shqipëri për këtë patologji ndër më të rëndat?

E gjithë Shqipëria ka gjithsej 55 mjekë, të cilët në çdo lloj përpjekje, nuk përballojnë dot as një të katërtën e ngarkesës.

Nuk plotësojnë dot as një të katërtën e kërkesës së mijëra e mijëra e mijëra të sëmurëve me këto patologji, vuri në dukje mes të tjerave Berisha, i cili nuk kurseu as akuzat për dy ish-minsitrat e Shendetësisë Ilir Beqja e Ogerta Manastirliu.

Berisha: "600 gra nuk morën mjekim nga aparaturat e prishura"

Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë, Versus.al, ngriti shqetësimin dhe paraqiti dokumentet se nuk janë vetëm 600 gra, por edhe 200 të sëmurë më kancer lëkure dhe 250 të sëmurë me kancer të kokës dhe të fytit që nuk kanë mundur të marrë shërbim mjekësor radioterapeutik për shkak të mungesës së pajisjes së Ortovoltazhit dhe mungesës së maskave termo – plastike. Pra, në total mbi 1050 shtetas shqiptarë u lanë në fatin e tyre të mjerë në luftën përballë kancerit nga Spitali Onkologjik. Këto shifra, në realitet duhet të jenë shumë më të larta, pasi numri i 1050 pacientëve që ju mohua radioterapia në gji, kokë e lëkurë janë vetëm ato që kanë dalë nga auditi I Kontrollit të Lartë të Shtetit I bërë për vitet 2020-2022, ndërkohë që situata ka vijuar e pandryshuar dhe në muajt pasardhës. Nga ana tjetër Versus.al ishte media e parë që ndoqi skandalin me aparaturën e Brachiterapise dhe rrezatimin e kobaltit në ambientet e brendshme të Spitalit Onkologjik. Aktualisht 7 mjekë dhe 1 sanitare e Spitalit Onkologjik, po luftojnë me sëmundje malinje, numër shumë i lartë në raport me numrin e stafit dhe në raport me spitalet e tjera në vend. VERSUS

  

Poll