"Për Partinë Demokratike është e ndalur në statut mos pjesëmarrja në zgjedhje dhe se kjo gjë nuk do të lejohet." - Kështu deklaroi sot kryedemokrati Sali Berisha në fjalën e tij para anëtarëve të kryesisë. Ai foli për një lëvizje të fuqishme, që nuk e ka parë më parë Shqipëria, duke thënë se tashmë qytetarët të mos thirren më për miting, por për këtë lëvizje, e cila duhet të sigurojë qeverinë teknike dhe votën e lirë.
“Anëtarë të kryesisë, detyrimi ynë absolut para shqiptarëve është kthimi i votës së lirë tek shqiptarët. Kjo realizohet vetëm me një qeveri teknike, largimin e Edi Ramës dhe procedimin me krijimin e një qeverie teknike. Asgjë nuk mund të lëmë pas zgjedhjeve dhe të provojmë atë që provoi zgjedhjet në Venezuelë.
Secili prej jush, nga të gjithë ne, qytetarët presin rikthimin e votës së lirë. A jemi ne gati aktualisht të përmbushim këtë mision? Jo. Nuk jemi. A është një mision i pamundshëm? Absolutisht nuk është i pamundshëm. Ky mision kërkon nga ne të motivojmë dhe frymëzojmë cdo demokrat në një lëvizje të fuqishme që nuk e ka njohur më parë Shqipëria deri në realizimin e qëllimit tonë.
Në një lëvizje demokratike dhe çdo lëvizje, ndodh që njëherë udhëheq ti, njëherë të udhëheqin të tjerët. Ata dhjetera mijera që vijnë kur i thërrasim ne, ata kërkojnë udhëheqje. Tani jo për ti thirrur për një miting madhështor, por për një lëvizje që rikthen votën e lirë." - tha mes të tjerave lideri i Partisë Demokratike.







