POLITIKË /

“Bombë ekologjike në mes të Tiranës”, Malltezi: Sharra nuk ka më vend për mbetje

Jamarbër Malltezi tha se SPAK nuk ka kurajo të ngejë akuzë për "grup të strukturuar" kriminal sa i takon aferës së inceneratorëve.

Shkruar nga B.V
“Bombë ekologjike në mes të Tiranës”, Malltezi:
Drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi

Pavarësisht se ndodhet në arrest shtëpie që prej dhjetorit të vitit të kaluar për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës ka mbajtur dalë me një deklaratë në rolin e drejtuesit të departamentit të Mjedisit në PD.

Ai tha se duke qenë se inceneratori i Tiranës nuk ekziston, në Sharrë zona e trajtimit të mbetjeve është në limitet e saj duke krijuar pragun e një “bombe ekologjike”.

“12 mln euro i kalohen çdo vit inceneratorit të Tiranës dhe pse nuk ekziston fare. Mungesa e tij ka krijuar një “bombë ekologjike” në Sharrë. Zona e trajtimit të mbetjeve ndodhet në limitet e kapacitetit të saj. Ëshë ndërtuar leje për ndërtimin e një qelize të re por nuk është miratuar ende. Kjo nënkupton se Sharrra po tejmbushet”- tha Malltezi.

Më tej ai kritikoi Prokurorinë e Posaçme (SPAK) duke kërkuar llogari për mos hetimin e aferës së inceneratorëve si një çështje e “grupit të strukturuar kriminal” duke hedhu akuza se nuk po merret asnjë veprim hetimor ndaj kryeministrit Rama apo kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Inceneratorët janë nën sekuestro, SPAK bën sikur heton pa guxuar të shkojë tek akuza për grup kriminal por merret me çikërrima vjedhjesh si me TVSH, vjedhje për punime me fatura sheqeri apo orizi apo bileta hoteli e avioni. Ka 4 vite që e kemi kallëzuar këtë aferë por SPAK nuk ka pranuar të hetojë për grup të strukturuar kriminal pavarësisht se i dalin të njëjtët personazhe, nuk ka guxuar të merret me procedurat apo me Edi Ramën, Erion Veliajn, Ëngjëll Agaçin dhe të tjerët që përmenden në aferë” – përfundoi ai.  Versus.al

Poll