POLITIKË /

Hapja e Tunelit të Murrizit! Rama: Sot u çlirova nga një makth

Një komentues i quajtur Bledi i shkroi Ramës se rruga e Arbrit është jashtë standardeve europiane. Rama iu përgjigj, duke i thënë se jo vetëm Rruga e Arbrit, por çdo shkollë a projekt tjetër i PS është i standardeve europiane, pasi qeveria socialiste do të bëjë vendin pjesë e BE-së më 2030.

Shkruar nga Versus

Hapja e Tunelit të Murrizit! Rama: Sot u çlirova nga një makth

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komentuesve në lidhje me pyetjet dhe kritikat, që ata kishin për hapjen e Tunelit të Murrizit te Rruga e Arbrit, por edhe për të tjera çështje.

Një komentues i quajtur Bledi i shkroi Ramës se rruga e Arbrit është jashtë standardeve europiane. Rama iu përgjigj, duke i thënë se jo vetëm Rruga e Arbrit, por çdo shkollë a projekt tjetër i PS është i standardeve europiane, pasi qeveria socialiste do të bëjë vendin pjesë e BE-së më 2030.

“Sot jam çliruar nga një makth i vërtetë, Tuneli i Murrizit ishte një kurth i natyrës ku thashë që ramë e nuk kemi për të dalë. Kur puna po ecte mirë e bukur, plasën ujërat dhe na morën peng, duke na shtyrë afatet. Sot mbaroi odiseja e pafundme, që u bë betejë, që u bë kala, që nuk dorëzohej. Faleminderit të gjithëve që s’kanë kursyer mesazhet pozitive. Bledi shkruan se rruga është jashtë standardve europiane. Bledi, dua të them se jo vetëm ai tunel, por çdo rrugë, tunel, shkollë a spital që ne ndërtojmë, është vetëm e standardeve europiane sepse ne do bëjmë Shqipërinë pjesë të BE brenda 2030”, tha Rama.

Po ashtu, Rama iu përgjigj edhe një tjetër komentuesi, që thoshte se qeveria ka vjedhur me Tunelin e Murrizit. Sipas Ramës, jo vetëm që nuk është vjedhur, por kompania është detyruar sipas kontratës, të bëjë punime shtesë në Tunelin e Murrizit.


“Pse mo Palok e thua llafin e keq. Palok, kjo vepër është bërë me PPP dhe i ka kushtuar shumë më pak këtij shteti nga se kushtonte, sikur privati mos të ishte detyruar nga kontrata që i kemi bërë, që të bënte me punimet e veta shpenzimet e paparashikuara, kur plasi uji në Tunelin e Murrizit. Kjo vidhni e vidhni Palok, është e disave që në hekurudhën Tiranë-Durrës shkruanin se pse është me një korsi apo e keni vjedhur tjetrën”, u shpreh Rama.

Në një tjetër koment, që thoshte se në Dibër tuneli është me hekura dhe Llogaraja jo, Rama u përgjigj se kjo ka ndodhur, pasi në Rrugën e Arbrit ka dalë material argjil.

“Llogaraja nuk kishte nevojë për hekura se është shkëmb. Ndërsa, formacioni i Tunelit të Murrizit ka përbërje argjilore, prandaj duhej të blindohej me hekur. Mos kij merak, se Llogaraja ka lindur e blinduar nga Perëndia”, deklaroi Rama.

Në fund, një komentues e pyeti Ramën sesa kushton palltoja që ai kishte veshur sot në inaugurimin e Rrugës së Arbrit. Rama iu përgjigj, duke i thënë se nuk e tregon vlerën, por se i tha se ka më tepër se 20 vite që e ka blerë.

“Nikolin, nuk të vë faj. Nuk ka çfarë të bëjë njeriu kur ha rrenat si manaferrat. Ty të kanë gjetur si të uritur për rrenën e radhës brektosat e kënetës dhe të kanë dhënë një manaferrë, që unë pinkam verë 33 mijë euro. Nuk e mbaj mend sa bënte se e kam blerë në Gjermani përpara më shumë se 20 vitesh, se është amortizuar. Mbahu pak nga goja mër burrë se nuk i shkon burrit të merret me rrobat e burrit”, përmbylli kreu i qeverisë.

Tags:

rama murrizi

Poll