POLITIKË /

Dështon pajtimi mes Metës dhe Kryemadhit, çfarë ndodhi në seancë gjyqësore

Shkruar nga Versus

Dështon pajtimi mes Metës dhe Kryemadhit, çfarë ndodhi

Ka dështuar seanca e parë e pajtimit mes Monika Kryemadhit dhe kreut të PL-së Ilir Meta pas kërkesës që ky i fundit ka bërë për divorc.

Në orën 10:30 u mbajt seanca në gjykatën e Tiranës, ndërsa sipas ligjit duhej të shterohej thirrja e çiftit për pajtim. Ilir Meta prej 4 muajsh i arrestuar, kishte paraqitur një deklaratë ku shpreheh se do të përfaqësohej në seancë nga avokati Genc Gjokutaj.

Meqenëse prania e të dy bashkëshortëve në seancë është domosdoshmëri për t’u shteruar seanca për pajtim, gjykata vendosi ta ripërsërisë kërkesën për Metën.

Seanca e radhës e pajtimit do të mbahet në datë 11 prill. Meta dhe Kryemadhi u martuan në 1998-ën dhe në qershor të vitit të kaluar, Meta dorëzoi kërkesën për ndarje në gjykatë me arsyetimin se për shkak të grindjeve dhe debateve politike, u ndikua edhe marrëdhënia e tyre. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: