POLITIKË /

“Do ta apeloj denimin”/ GJKKO i dha 1 vit burg, Edison Memolla: "Kryebashkiak i Rrogozhinës derisa…"

Memolla u shpall fajtor nga shkalla e parë për korrupsion aktiv në zgjedhje, ndërsa krahas dënimit me 1 vit burg, iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Shkruar nga Versus

“Do ta apeloj denimin”/ GJKKO i dha 1 vit burg, Edison Memolla:

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla do të apelojë vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme për dënimin e tij me 1 vit burg.
Në një postim në rrjetet sociale, Memolla u shpreh se do të qëndrojë në detyrë deri në një vendim të formës së prerë, ndërsa ka falenduar të gjithë ata që e kanë mbështetur deri tani.

Memolla u shpall fajtor nga shkalla e parë për korrupsion aktiv në zgjedhje, ndërsa krahas dënimit me 1 vit burg, iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

“Që kur mu besua detyra e përfaqësuesit të popullit tim, kam qenë në dijeni për peshën që do sillte në çdo dimension të sajin.
Drejtësinë e Re e kam mbështetur fuqimisht dhe si rrjedhojë jam i hapur të pranoj çfarëdolloj vendimi të dhënë kundrejt meje, por kjo nuk më pengon të apeloj një vendim i cili nuk është i mbështetur aspak në prova dhe fakte.
Theksoj se deri në një vendim të formës së prerë e më tej, unë jam kryetar i bashkisë Rrogozhinë, në krye të detyrës dhe i vetdijshëm për të gjitha përgjegjësitë që ky post sjell.
Së fundmi, ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që keni qenë pranë meje duke më njohur, mbështetur si njeri, duke besuar të vërtetën time të pafajshme dhe s’më keni kthyer shpinën edhe kur situata duket e vështirë”, shkruan Memolla.

 

Poll