POLITIKË /

'Edhe unë i barabartë para ligjit', Rama nga SHBA: Reforma në Drejtësi nuk do të bëhej pa vullnetin e Partisë Socialiste

Në fjalën e tij në takimin me shqiptarët në SHBA, kreu i qeverisë Edi Rama tha se pa vullnetin e PS-së nuk do të bëhej reforma në drejtësi, një drejtësi e re që sipas tij po i nxjerr ujin e zi korrupsionit nga pusetat që deri dje ishin të mbyllura me peshën e e rëndë të korrupsionit politik dhe vetë korrupsionit në pushtet.

Shkruar nga Versus

'Edhe unë i barabartë para ligjit', Rama nga SHBA: Reforma

Në fjalën e tij në takimin me shqiptarët në SHBA, kreu i qeverisë Edi Rama tha se pa vullnetin e PS-së nuk do të bëhej reforma në drejtësi, një drejtësi e re që sipas tij po i nxjerr ujin e zi korrupsionit nga pusetat që deri dje ishin të mbyllura me peshën e e rëndë të korrupsionit politik dhe vetë korrupsionit në pushtet.

Por sigurisht ky rrugëtim pa mbështetjen e aleatëve do të ishte e pamundur, shtoi më tej Rama.

Rama: Ju mbase edhe më shumë se shqiptarët në Shqipëri, i ndiqni me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, edhe sa shumë përpjekje bëhen përmes kanaleve mediatike për t'iu bindur ose se reforma në drejtësisë është bllof i qeverisë për të goditur kundërshtarët poltike, ose ekstremi tjetër se reformën në drejtësi e bëri Amerika. Dhe goditjet e shumëpritura të të korruptuarve të paprekshëm po i bën Amerika. Amerika aty ishte edhe para ardhjes sonë në qeveri. Si ka mundësi që nuk e solli më parë Amerika këtë peshqesh?

Drejtësia e re po i nxjerr ujin e zi të korrupsionit nga pusetat deri dje të mbyllura me peshën e rëndë të korrupsionit politik dhe vetë korrupsionit në pushtet.

Për të gjithë ata që duan të shohin e dëgjojnë të vërteën e çdokënd tjetër që do të kuptojë drejtë atë që ka ndodhur gjatë kësaj dekade të qeverisjes sonë është e thjeshtë. .. 

Ne duhet jo vetëm ta shkruajmë por ta kthejmë në fiksimin tonë. Pa shembur pallatin e korruptuar të drejtësisë dhe pa i hapur rrugën një drejtësie të pavarur të tjerat nuk kanë vlerë. Është nevojë kombëtare që i ka ardhur koha. Duke udhëhequr me këtë bindje do ta gjejmë rrugën e më në fund cdo shqiptar ta arrij ta prekë e ta kuptojë.

Kundërshtarët e reformës në drejtësi ata që sot ulërijnë nga dhimbjet e drejtësisë kundër organeve të drejtësisë erdhën e ngritën dorën për të miratuar reformën por kokën e mbanin ulur dhe deri sot është përpjekja historike që po i jep frymën e vet konkrete e nuk do të ndodhte pa vullnetin e PS-së.

Pa diskutim mbështetja e paçmueshme e aleatëve tanë strategjikë në SHBA e Bruksel...   

Pa mbështetjen e aleatëve tanë nuk do ia dilnim dot të nënshtronim rezistencën e jashtëzakonshme të forcave që nuk e donin reformën në drejtësi. Por të mendosh se kjo reformë do të bëhej ndonjëherë realitet dhe një parti në pushtet në Shqipëri do të goditej edhe vetë nga një drejtësi e pavarur siç po goditet edhe sot PS deri në nivelet e larta nëse ne nuk do ta kishim këtë vullnet do të thotë të merresh me gishtin kur gishti tregon hënën. Kjo është e vërteta dhe nuk ka asnjë të vërtetë tjetër.

Ka vetëm një të vërtetë. Shqipëria e kësaj faze të historisë së saj ka vetëm një forcë shtetbërëse. Partinë Socialiste, pa të cilën në udhëheqjen e saj Shqipëria nuk do ta bënte reformën në drejtësi dhe as nuk do ta godiste kurrë korrupsionin pa dallim ngjyrash e siglash politike.

Kreu i qeverisë bëri të qartë se askush nuk do të ketë mbrotje politike, duke shtuar se edhe vetë ai është i barabartë para ligjit njejtë me qytetarët shqiptarë. 

'Askush nuk është më i paprekshëm dhe cilido që kërkohet nga drejtësia nuk merr asnjë lloj mbrojtje politike nga ne. Ky është investimi më i madh politikk i PS. Barazia para ligjit vlen njësoj si për qytetarin si për kryeministrin e vendit" u shpreh Rama./Versus.al

Poll