Pas një seance maratonë prej 7 orësh, Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë vendimin për kryebashkiakun Erion Veliaj për të mërkurën në orën 12:30. Kjo pasi prokurorët e SPAK sollën të tjera prova dhe avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t'u njohur me to.
Veliaj ka marrë pjesë në seancën e gjatë bashkë me avokatët, teksa më pas është rikthyer në paraburgimin e Durrësit ku po mbahet prej 1 muaji.
Ky është momenti kur Veliaj del nga GJKKO për t'u rikthyer në burg. Siç shihet nga fotoja, Veliaj pritet nga furgoni i policisë dhe efektivët për t'u rikthyer prapa hekurave deri ditën e nesërme kur pritet të zhvillohet seanca e radhës.
Avokatët e Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani, gjatë seancës, sipas medieve, kërkuan masë më të butë sigurie kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit dhe dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.







