
Pas vendimit të Apelit për lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, grupi parlamentar është mbledhur në mbledhje urgjente ndërsa ka folur për mediat kreu i këtij grupi, Gazment Bardhi:
Dua të dënoj me forcë vendimin nga zyra e Edi Rmës të deputetit Salianji, nuk ka asnjë rast në Shqipëri që dikush për kallëzim të rremë të ketë shkuar në burg, në 34 vite demokraci. Vendimi I sotëm nuk është kundër Salianjit, sot nuk shkon në burg vetëm Salianji, vendimi I sotëm është kundër çdo qytetari që flet kundër qeverisë dhe korrupsionit të saj. Geron Xhafaj është një trafikant i dënuar dhe këtë ka thënë Salianji dhe për këtë po shkon në burg, deputeti I opozitës. Sot është kaluar vija e hollë mes demokracisë dhe diktatutës nëpërmjet 3 gjyqtarëve të keqpërdorur. Sot ia dha një gjyqtar që ka qenë anëtar në KQZ për PS-në dhe që i është premtuar që do shkojë në Gjykatën e Lartë. Ilia Bezati është një gjyqtare, karrierën e të cilës ia ka shpëtuar karrierën dhe e ka promovuar Fatmir Xhafaj. A mund të thotë sot një shqiptar pse nuk bëhet një hetim pasuror kundër Fatmir Xhafaj, siç ndodh ndaj çdo vëllai trafikanti droge. Kjo është shpallje lufte kundër grupit tonë parlamentar, sigurisht që anëtarët kanë bërë sugjerime që do shkojnë sot për vendim në kryesi. Beteja bëhet kundër mandatit të Ervin Salianjit, jo kundër tij. Nuk mund të bëhet që të dalë nga burgu Saimir Tahiri, Vangjush Dako dhe të shkojë një deputet i opozitës që bën denoncime. Edi Rama I dha mesazhin çdo qytetari që kush denoncon këtë qeveri, prangat I ka gati. E patë ca ndodhi sot, si asnjëherë më parë. Trupa shkoi të marrë vendim dhe tha na ka ardhur një provë e re nga Geron Xhafaj dhe u tërhoq duke shtyrë vendimin me një javë. Ku gënjeu Salianji në këtë mes, Fatmir Xhafaj e kishte vendimin në shtëpi dhe e mbante vëllain në liri. Ne I kemi denoncuar dhe do ti denoncojmë, sepse këto denoncime janë medalje. Çdo agresion kundër opozitës do të marrë përgjigje nga opozita dhe populli opozitar.







