POLITIKË /

“Hapim platformën para qeverisë”, Berisha paralajmëron protesta: Janë të vonuara, s’do të ndalojnë

Kreu i PD tha se nuk do ta bojkotojnë Kuvendin pavarësisht protestave.

Shkruar nga Versus

“Hapim platformën para qeverisë”, Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar sot protesta kombëtare para kryeministrisë duke thënë se së shpejti do të bëhet publike thirrja për protestën e parë të madhe përballë qeverisë së Ramës.

Ai tha se protestat do të vijojnë dhe se opozita do të shpalosë para kryeministrisë platformën e saj para qytetarëve duke qenë se në Kuvend të gjitha ligjet po kalohen pa debat.

“Protestat kombëtare janë tejet të vonuara dhe së shpejti do komunikojmë para jush protestën e parë kombëtare dhe pastaj në vazhdim ku ftoj të gjithë ata qytetarë që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë kundër një regjimi që ka konfiskuar atë, e ka vjedhur atë, kundër një regjimi që ka përdorur të gjithë potencialin ekzekutiv, shtetëror, financiar, logjistik e mediatik për të ndikuar e blerë votën e shqiptarëve.

Përpjekja jonë për të transformuar parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve dhe të interesave të tyre, has në absurditetin dhe banditizmin e paprecedentë parlamentar në historinë e vendit. Qeveria u miratua pa debat, program pa debat, buxheti dje pa debat. Të gjitha pa debat, atëherë ne do të hapim platformën parlamentare qytetare para kryeministrisë si hapi i parë. Ne ndaj këtij regjimi jemi të vendosur të qëndrojmë me të gjithë potencialin dhe forcën tonë”- deklaroi Berisha. Versus.al

Poll