POLITIKË /

“Hiq çorapet e kuqe dhe martohu”, Rama zbulon çfarë i tha Majko kur u zgjodh Kryetar i PS

Gjatë fjalës së tij, shefi i Qeverisë ka vendosur të ndajë publikisht një episod që I ka ndodhur me politikanin Pandeli Majko, kur ky i fundit i ka kërkuar vite më parë që mos të veshë më çorapet e kuqe dhe të martohet.

Shkruar nga Versus

“Hiq çorapet e kuqe dhe martohu”, Rama zbulon

Kryeministri Rama gjatë një vizite me studentët e Gazetarisë ka vendosur t’ju përgjigjet pa filtra disa pyetjeve të dy gazetareve të reja, në lidhje me politikën, aktualitetin dhe gjithashtu edhe me stilin e të veshurit.

Gjatë fjalës së tij, shefi i Qeverisë ka vendosur të ndajë publikisht një episod që I ka ndodhur me politikanin Pandeli Majko, kur ky i fundit i ka kërkuar vite më parë që mos të veshë më çorapet e kuqe dhe të martohet.

 A ka një arsye të veçantë pas stilit të veçantë që ju përdorni, ngjyrat e çorapeve apo kravata?

Edi Rama: Shiko, kravata është ishulli i fundit i lirisë që më ka mbetur. Mua më kujtohet që kur unë u bëra kryetar i Partisë Socialiste dhe të nesërmen shkova në zyrë dhe Pandeli Majko ishte bërë Sekretar i Përgjithshëm dhe ne ishim kundërshtarë sepse ai u vendos kandidat nga grupi që mbështeste në atë kohë Rexhep Mejdanin që ishte në atë kohë kandidati rival i imi dhe ndërkohë nga ana jonë ishte Arta Dade që ishte kandidate dhe faktikisht 2 pozicionet i fituan 2 përfaqësues të 2 grupeve në atë Kongres dhe unë shkova tyek zyra e Pandit dhe i thashë “ti ishe kundër meje, por tani ne duhet të punojmë bashkë”. Më tha “para se ta hapim këtë bisedë, shko hiq çorapet e kuqe dhe martohu”. Besoj që aty ka filluar ndryshimi. I kam, por i vesh rrallë. /Versus.al/

Tags:

rama majko ps

Poll