POLITIKË /

“I tronditur nga tragjedia në RMV”, Presidenti Begaj: Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të popullit shqiptar për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 51 qytetarë dhe mbi 100 të tjerë u lënduan.

Shkruar nga Versus

“I tronditur nga tragjedia në RMV”, Presidenti Begaj: Lutjet e

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të popullit shqiptar për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 51 qytetarë dhe mbi 100 të tjerë u lënduan.

Kreu i Shtetit thotë se lutjet e popullit shqiptar shkojnë për familjet që kanë humbur të afërmit nga  zjarri që kaploi një diskotekë në qytetin e Koçanit.

"I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut. Ngushellimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut. Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit.”, shkruan Begaj.

Tags:

begaj reagim

Poll