POLITIKË /

"Janë ndarë", eksperti i kriminalistikës për Metën dhe Kryemadhin: I këshilloj të mos flasin shumë në telefon

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se me përçarjen e Metës dhe Kryemadhit, përfitojnë prokurorët e SPAK të cilëve u lehtësohet hetimi.

Shkruar nga Versus
"Janë ndarë", eksperti i kriminalistikës për
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Paraqitja e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit njëri pas tjetrit në SPAK ka ngjallur reagime të shumta në skenën politike dhe pasojat që mund të sjellë hetimi pasuror ndaj tyre.

Meta tha se ishte pyetur në leje e dhëna në Gjirin e Lalëzit dhe për fatura të ndryshme teksa shtoi se me financat ishte marrë bashkëshortja e tij, Kryemadhi. Lidhur me këtë situatë, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në “Top Story” se çifti është ndarë dhe me këtë mënyrë komunikimi po ua bëjnë më të lehtë prokurorëve hetimin.

Mes të tjerash, Karamuço i këshilloi që të mos komunikojnë shumë përmes telefonit.

“Hetuesit dhe prokurorët në rastin e këtij çifti, janë shumë të gëzuar, sepse atë që duhet ta nxisin në mënyrë artificiale, që i kthejnë kundër njëri-tjetrit. E kanë të gatshme, sepse çifti është ndarë, ajo që përflitet. Rëndojnë të dy pozitën e njëri-tjetrit, për shkak të shumë problemeve dhe rezervave të mbartura që kanë në jetë. Nëse janë të veçuar dhe nuk takohen fizikisht, unë i këshilloj të mos flasin shumë në telefon. Ka ndryshuar dhe mënyra si hyhet në SPAK, dorëzojnë telefonin, heqin orën, spilat, madje dhe rripat që kanë togëza shumë të trasha, sepse ka pasur raste më parë kur kanë tentuar të marrin audio nga çfarë flitet aty dhe me këtë histori, është ndërprerë”- u shpreh Karamuço.

Dje, Meta u thirr në SPAK ku qëndroi për më shumë se tre orë dhe menjëherë pas daljes nuk ngurroi të sulmonte kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin se po i shërbente kryeministrit Edi Rama. Meta la të kuptohej se nga pyetjet që i ishin bërë, SPAK e ka marrë nën hetim pasuror atë dhe Kryemadhin. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: