POLITIKË /

KAS i hap rrugë Kuvendit për projektligjin ‘Burgje të Hapura’: Nuk shkel Kodin Zgjedhor

Ditë më parë kreu i KQZ, Celibashi tha se projektligji shkel kodin zgjedhor në kushtet kur ndodhemi pak muaj larg zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Shkruar nga Versus

KAS i hap rrugë Kuvendit për projektligjin ‘Burgje të

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve i ka hapur rrugë miratimit në Kuvend të projektligjit të “Burgjeve të Hapura”, pavarësisht se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se shkelet Kodi Zgjedhor në situatën kur vendi është në prag të zgjedhjeve parlamentare.

“Nuk shkel parimet e Kodit Zgjedhor. Të burgosurit nuk përfitojnë prej atij ligji financiarisht”, thuhet në vendimin që KAS mori me unanimitet.

Çfarë parashikon projektligji

Me qëllim për të liruar mbipopullimin e burgjeve, të dënuarve të cilëve u ka mbetur më pak se 2.6 vite burg për të kryer si dënim, do t’ju lejohet të lidhin një kontratë pune dhe të punojnë gjatë ditës. Më pas në darkë, mund të kthehen në qeli. Kjo nismë është dorëuar në Kuvend nga socialistët. Versus.al

Poll