POLITIKË /

"Le të jemi aq të çmendur sa mbreti Ludvig për ta mbrojtur Evropën", Rama mban fjalën si i ftuar nderi në Bavari

Shkruar nga Versus

"Le të jemi aq të çmendur sa mbreti Ludvig për ta

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar nderi nga qeveria e Bavarisë për të mbajtur fjalën e rastit në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele”, ku çdo vit një i ftuar adreson temën e Europës.

Teksa u shpreh se vlerat evropiane duhen mbrojtur edhe nëse është nevoja për t’u riarmatosur, Rama e vuri theksin edhe tek arti dhe shpirti i kontinentit duke marrë si shembull edhe Ludvigun e II mbretin e Bavarisë që ndërtoi pallatin ku u mbajt ceremonia. Ai tha se Evropa duhet ta rishpikë veten duke mbrojtur atë çfarë e karakterizon duke u nisur fillimisht nga siguria në rrugët e secilit shtet dhe ajo në shkolla.

“Nëse duhet të riarmatosemi për të mbrojtur tokën europiane, na duhet njëkohësisht të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Evropës. Le të bëjë sonte muzika që do të dëgjojmë atë që fjalimet nuk munden. Le ta mbartë shpirtin e Evropës, atë që Ludvigu e dëgjoi kur të tjerët nuk dëgjonin asgjë. Atë që duhet ta mbrojmë jo thjesht në tractate e me ushtarë, porn ë rrugët tona, në shkollat e fëmijëve tanë. Le të jemi si Ludvigu, pak i çmendur më së paku, të çmendur mjaftuëshëm për të besuar në bukuri, të çmendur aq sa ta mbrojmë dhe të çmendur mjaftueshëm që ta bëjmë shpirtin e Evropës përsëri”- u shpreh Rama mes të tjerash. Versus.al

Poll