POLITIKË /

"Malin nuk e bën balta", u la në listën e hapur, Majko publikon foton kur kandidoi për herë të parë si deputet

Shkruar nga Versus

"Malin nuk e bën balta", u la në listën e hapur, Majko

Pandeli Majko një prej “veteranëve” të PS që do të jenë në listën e hapur si kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, ka publikuar së fundmi një foto kujtim nga zgjedhjet e vitit 1992.

Duke sjellë në mendje garën e parë të tij për të qenë deputet, Majko shprehet se është i fundit që ka mbetur aktiv nga grupi parlamentar i PS asokohe.

“Mirëmëngjes! Me një foto të kandidatëve të PSSH në Tiranë, në zgjedhjet e 1992! Jam i fundit, nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste që dolën nga ato zgjedhje!

Partia Socialiste është nje mal që rri dhe shikon përkohshmërinë! MALIN nuk e bën balta! Do t’ja dalim”, shkruan Majko i cili është lënë të garojë në listën e hapur të Tiranës. Versus.al

"Malin nuk e bën balta", u la në listën e hapur, Majko
Foto: Majko i ulur i dyti në radhë nga e majta