POLITIKË /

Mandati i Xhaçkës “mollë sherri”, Bardhi-Spiropalit: Doni ta shpëtoni me procedurë, hodhët në erë Kushtetuesen

Sipas Peleshit, detyrimi i PS ishte ta çonin urdhrin e Kushtetueses për diskutim në Kuvend dhe jo ta votonin me doemos dërgimin e mandatit të Xhaçkës për shqyrtim.

Shkruar nga Versus

Mandati i Xhaçkës “mollë sherri”,

Tiranë- Ditën e sotme kryetarët e grupeve parlamentare kanë zhvilluar një mbledhje në kryesinë e Kuvendit lidhur me çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka e cila nuk u dërgua për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar papajtueshmërinë.

Lidhur me këtë, ka pasur debate mes kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali. Demokrati e ka akuzuar Spiropalin si kryetaren e dytë të Kuvendit që po shkel ligjin.

“Hodhët në erë urdhrin e Gjykatës Kushtetuese. Doni t’i shpëtoni mandatin Olta Xhaçkës me procedurë”- u shpreh mes të tjerash Bardhi.

Nga ana tjetër Spiropalii u përgjigj se çështja është dërguar për të marrë opinion nga Komisioni i Venecias.

Në mbledhje, kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi tha se një opinion nga Komisioni Venecias me rol këshillues, do ju vlejë të gjithë deputetëve të cilët ai i konsideroi si “të paqartë” në këtë çështje gjatë deklaratës së dhënë për mediat. Pavarësisht abstenimit me 65 vota nga socialistët, Peleshi tha se nuk ishte diskutuar për t’u vepruar në një mënyrë të tillë dhe se deputetët kanë qenë të lirshëm në shprehjen e vullnetit të tyre. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: