
Kryedemokrati Sali Berisha e ka quajtur “agjendë private” takimin e organizuar nga ish-deputeti Ervin Salianji mbrëmjen e djeshme me demokratët e Durrësit. Ai tha se demokratët e kishin braktisur dhe se të pranishëm ishin persona që në fushatë elektorale punuan për kandidatët e PS.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Është anëtar kryesie që ka agjendë personale. I uroj ta vazhdojë sa të ketë qejf. Në mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme. Ai do të ketë agjendë personale, ta vazhdojë deri në fund. I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me agjentë strikt private. Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, nuk ka mashtrim më të madh pasi para jush e gjithë shqiptarëve, këto 4 vite militanti demokrat ka votuar më shumë se kurrë. Të ndjekës një agjendë personale është diçka për të cilën unë nuk kam ndonjë kundërshti.
I përgëzoj demokratët e Durrësit që e braktisën. Ata që ishin aty ishin një grup të pakënaqurish sepse nuk u futën në listat për deputetë. Kishte të tjerë që punuan për PS dhe kanë frikë analizën që do bëhet. Prandaj duhet analiza në parti sepse ata që i kanë tradhtuar militantët dhe kanë punuar për kandidatët e PS do japin llogari. Ata që në mes të fushatës zgjodhën turizmin, kanë patur qëllimet e tyre.
U garantoj se do ketë llogaridhënie të plotë nga të gjitha strukturat e drejtuesit. Aty pashë individë që kanë punuar për Ani Dyrmishët, pashë të tjerë që ia kanë mbathur për turizëm në mes të fushatës.
Lajmi në përditësim...
