AKTUALITET /

Shpërthen bombola e gazit brenda picerisë te kompleksi "Delijorgji", plagosen pronari dhe punonjësi

Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur pronari i picerisë në proces hapjeje, po tentonte ta instalonte.

Shkruar nga Versus

Shpërthen bombola e gazit brenda picerisë te kompleksi

Tiranë- Një bombol gaz ka shpërthyer brenda një picerie në proces hapjeje në kompleksin e pallateve 'Delijorgji' mesditën e sotme. 

Për pasojë kanë mbetur të plagosur pronari B.D, 40 vjeç dhe punonjësi K.B 28 vjeç . Mësohet se gjatë tentativës për ta instaluar bombolën e gazit, ka patur një rrjedhje gazi që ka shkaktuar shpërthimin. 

Dy të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spital, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Poll