
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 4 milionë euro, të dyshuara se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.
Bëhet fjalë për 12 prona, në pronësi të 91-vjeçarit Pelivan Canaj dhe djemve të tij. Sipas organit të akuzës, i moshuari është nën hetim edhe për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.
Hetimet, të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 25 të vitit 2023, kanë çuar në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të Canajt, që përfshijnë prona, ndërtesa, biznese dhe truall, me një vlerë totale prej rreth 4 milionë eurosh.
Nga 12 pronat e sekuestruara:
9 janë në emër të djalit të tij, Fatos Canaj.
2 apartamente janë regjistruar në emër të shoqërisë “Faed” sh.p.k, gjithashtu në pronësi të Fatos Canajt dhe vëllait të tij, Erion Canaj.
Njoftimi i prokurorisë:
Vlorë- Prokuroria ka sekuestruar pasuri me vlerë 4 milionë euro të biznesmenit të njohur vlonjat Fatos Canaj i cili është nën hetim për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash që vinin nga veprimtaria kriminale.
Për rrjedhojë, janë sekuestruar apartamente, troje dhe biznese të tij dhe të familjarëve.
Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:
- Pasuri e llojit ‘Truall’, me sipërfaqe 1600 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit P.C.;
- Pasuria e llojit ‘Bodrum’, me sipërfaqe 841.75 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.
- Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 112.82 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
- Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 36.14 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
- Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sipërfaqe 59.5 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
- Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 47.27 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
- Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 97.42 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
- Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 72.36 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;
- Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 89.90 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;
- Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 324.17 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
- Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 318.16 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.; dhe
- Pasuria e llojit ‘Ndërtesë’, me sipërfaqe 115 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C. Versus.al
