
Sot në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca paraprake për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash.
Berberi ka kërkuar gjykim të shkurtuar si dhe kthimin e sendeve personale të tij të sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme. Ndër të tjera ka kërkuar pavlefshmëri të dhënave të siguruara nga celulari i tij.
Ish-kreu i ARRSH akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion dhe pastrim parash. Më datë 9 dhjetor do të vendoset nëse dosja në ngarkim të tij dhe të bashkëpunëtorëve, do të kalojë për gjykim ose jo. Versus.al

