
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka u është përgjigjur akuzave të bëra nga opozita kundrejt qeverisë duke thënë se mazhoranca po punon për vendin, ndërsa nga ana tjetër demokratët sipas saj nuk sjellin asnjë alternativë tjetër përveçse akuzave dhe zhurmës.
“Flet për punë të bëra keq, por nuk tregon asnjë ide sesi këto punë mund të bëhen më mirë. Në fund të ditës qytetarët e shohin shumë qartë dallimin. Mazhoranca punon, me gjithë gabimet e saj po të doni. Por sjell investime, hap dyert për në Evropë dhe e çon vendin përpara. Opozita prodhon vetëm akuza tym, zhurmë dhe zero zgjidhje. Prandaj kur dëgjoj opozitën të flasë për korrupsion, më vjen natyrshëm të them se ju jeni arsyeja përse Shqipëria ndërtoi reforma të reja, ne jemi arsyeja përse ato sot po funksionojnë”- tha Xhaçka duke shtuar se sa herë që SPAK vepron ndaj opozitës, këta të fundit e sulmojnë. Versus.al

