
Një ditë pasi agjentët e BKH ndërmorën kontrolle në kompaninë e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa duke i sekuestruar dhe telefonin, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duket se ka vijuar punën normalisht, duke pritur homologun turk të Stambollit, Ekrem Imamollu.
Takimi u zhvillua në kuadër të samitit të rrjetit të bashkive të rajonit të Ballkanit B-40 ku Tirana mban presidencën e përkohshme.
“Me Presidencën e B-40 Tirana ka qenë një histori suksesi, që ne duam ta vazhdojmë me presidencën e radhës, dhe më vjen mirë që rrjeti ynë, nga 21 qytete anëtare ka shkuar në mbi 70 bashki. I kemi më shumë se trefishuar përpjekjet tona dhe ashtu siç po kuptojmë nga integrimi europian, integrimi mes nesh është gjithashtu shumë i rëndësishëm”, tha Veliaj.
Dje kryebashkiaku Erion Veliaj reagoi zyrtarisht pas kontrolleve të agjentëve të BKH të cilët sekuestruan edhe telefonit e vëllait të tij Arbër Veliaj. Në një shkrim në rrjetet sociale, Veliaj bëri me dije se ndaj tij ka nisur një hetim pasuror nga ana e SPAK dhe shtoi se e mirëpriste një gjë të tillë. Versus.al







