POLITIKË /

Pas drejtoreshës së SHISH, edhe kreu i AMP dëshmon me dyer të mbyllura në komisionin për “TIMS”

Sulejmani njëjtë si Vlora Hyseni kërkoi që dëshmia e tij të merrej pa praninë e mediave.

Shkruar nga B.V
Pas drejtoreshës së SHISH, edhe kreu i AMP dëshmon me dyer
Seanca në komisionin hetimor për "TIMS"

Në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni dëshmoi me dyer të mbyllura, ndërsa e njëjta kërkesë u miratua edhe për drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

Ky i fundit, u paraqit në seancë pas përfundimit të dëshmisë së Hysenit dhe kërkoi që për shkak të informacionit të klasifikuar, seanca të zhvillohej pa praninë e mediave, kërkesë që u miratua me votat e deputetëve socialistë.

Ditën e sotme do të dëshmojë edhe Ardi Veliu, ish-drejtori i policisë së shtetit, por këtë herë në cilësinë e ish-kreut të AMP-së. Versus.al

Poll