POLITIKË /

Përfundon 'saga' e debateve në këshillin drejtues të RTSH, Kuvendi shkarkon 11 anëtarët (EMRAT)

Shkruar nga Versus

Përfundon 'saga' e debateve në këshillin drejtues

Ka përfunduar tashmë debati për shkeljet e bëra nga këshilli drejtues i Radio Televizionit Shtetëror, pasi Kuvendi miratoi me shumicë votash projektligjin për shkarkimin e 11 anëtarëve.

Debatet në këshill u thelluan me skualifikimin e kandidaturave të vlefshme për garën e kreut të RTSH dhe mes tyre kualifikimin e Aurora Polos e cila sipas kreut të këtij këshilli, Leka Bungo, nuk kishte arsimin e duhur për këtë pozicion pasi ishte diplomuar në inxhinieri.

Bungo u ballafaqua me anëtarët e këshillit edhe në komisionin e medias ku u mor vendimi për shkrirjen e këtij organi. Në vijim pritet të përzgjidhen anëtarët e rinj të këshillit. Ndërsa votimi në Kuvend për shkarkimin e secilit prej tyre ishte si më poshtë:

Votimi në Kuvend:
-Gëzim Podgorica 
89 vota pro, 5 abstenime, 4 kundër
-Genc Përmeti
91 vota pro, 0 abstenime, 4 kundër
-Leka Bungo
95 pro, 5 abstenime, 3 kundër
-Albert Minga
88 vota pro, 6 abstenime, 6 kundër
-Ardita Reçi
92 vota pro, 3 abstenime, 3 kundër
-Dionis Papadhimitri
92 vota pro, 3 abstenime, 2 kundër
-Edmond Tullumani
96 pro, 3 kundër, 1 abstenim
-Engjëll Ndocaj
94 vota pro, 4 abstenime, 4 kundër
-Ilir Keko
89 vota pro, 3 abstenime, 11 kundër
-Mevlan Shanaj
64 pro, 12 abstenime, 15 kundër
-Milena Selimi
93 vota pro, 3 abstenime, 4 kundër. Versus.al

Poll