POLITIKË /

Policia nuk mori përsipër sigurinë në protestë, Berisha: Provokim i rëndë, do të vijojmë deri në fitore të plotë!

Berisha e cilësoi vendimin e Policisë për mosmarrjen përsipër të protestës si provokim dhe theksoi se opozita do të vijojë protestat. Ai kërkoi gjithashtu hetime ndaj zyrtarëve që, sipas tij, kanë çështje në SPAK.

Shkruar nga Versus
Policia nuk mori përsipër sigurinë në protestë,
Sali Berisha

Policia njoftoi se nuk merr përsipër zhvillimin e protestës së opozitës që pritet të mbahet sot në orën 18:00 para Kryeministrisë, duke argumentuar vendimin me shqetësime për sigurinë.

Reagimi ka shkaktuar kundërshtim nga kreu i Sali Berisha, i cili e cilësoi qëndrimin si një “provokim të rëndë”.

Berisha deklaroi se protestat e opozitës kanë qenë paqësore dhe akuzoi autoritetet për tensionim të situatës. Ai bëri thirrje që SPAK të bllokojë pasaportat e zyrtarëve që, sipas tij, kanë dosje në hetim, ndërsa shtoi se opozita, e drejtuar nga Partia Demokratike, do të vazhdojë protestat pavarësisht vendimit të policisë.

BerishaNarko policia të kryejë detyrat se zyrtarët po ia mbathin si minjtë. Ç’mendoni ju se është arratisur vetëm Agaçi? Janë arratisur dhjetëra të tjerë. Një komshi e Lubisë thotë ka tre ditë që nuk vjen në shtëpi.
Thirrje prokurorisë të bllokojë gjithë pasaportat e zyrtarëve që kanë dosjet në SPAK.
Ne bëjmë protesta paqësore jemi opozitë demokratike nuk kemi banditë si Proda dhe Bizhga. Ky është një akt provokacioni i rëndë. Ne do të vijojmë deri në fitore të plotë./Versus.al

Poll