POLITIKË /

Prokuroria nisi verifikimet për padinë e PD, KQZ vihet në lëvizje për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe

Marinaj akuzohet nga PD se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit, pasi është hetuar si kreu i një organizate kriminale në Itali.

Shkruar nga Versus
Prokuroria nisi verifikimet për padinë e PD, KQZ vihet në
Tonin Marinaj

Disa ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme nisi verifikimet për figurën e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe Tonin Marinaj për të cilin PD pretendon se ka qenë i hetuar si kreu i një grupi kriminal në Itali, sot KQZ nisi procedurat për verifikimin e tij.

Vendimi u mor ditën e sotme gjatë mbledhjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku po hetohet nëse Marinaj ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit, ashtu siç pretendon PD.

Padia u bë nga grupi parlamentar i PD-së më 2 korrik kur edhe u dorëzuan dokumentet në Prokurorinë e Përgjithshme.

Marinaj është aktualisht në mandatin e tij të tretë si kryebashkiak i Malësisë së Madhe. Ai u zgjodh në këtë post fillimisht në zgjedhjet lokale 2015, për t’u rizgjedhur edhe në 2 palë zgjedhje të tjera. Kryebashkiaku njihet edhe si biznesmen në zonë. Versus.al

Poll