POLITIKË /

Rama e la jashtë listës, deputeti socialist habit me deklaratën: Ishte për të mirën time

Edhe pse deputeti socialist tha se nuk e kishte pritur plotësisht këtë vendim, por tha se është i përgatitur për çdo situatë dhe se do vazhdojë të japë kontribut për forcën politike që e la jashtë Parlamentit.

Shkruar nga Versus

Rama e la jashtë listës, deputeti socialist habit me deklaratën:

Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, edhe pse ndjehet i zhgënjyer se është lënë jashtë lisës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka deklaruar se kryeministri Rama ka marrë një vendim të mirë për të.

Edhe pse deputeti socialist tha se nuk e kishte pritur plotësisht këtë vendim, por tha se është i përgatitur për çdo situatë dhe se do vazhdojë të japë kontribut për forcën politike që e la jashtë Parlamentit.

“Me thënë të drejtën nuk është se e prisja 100%, por nisur nga sfondi im si ushtarak jam i përgatitur për të gjitha. Listat janë pjesë e një vizioni që nuk bëhet gjithnjë ashtu si ti mendon. Për punën dhe kontributin tim prisja të isha në listën e hapur, sepse në listën e mbyllur u qartësua nga kryeministri që nuk do të ishim. Mendoj se kryeministri dhe kryesia kanë menduar një gjë më të mirë. Kam patur oferta nga kundërshtarë politikë, por nuk mund ta imagjinoj të kaloj në një parti tjetër. Unë besoj te PS dhe vlerat e saj”, tha Delia në News24.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: