POLITIKË /

"Rama nuk ikën me zgjedhje", Berisha-protestuesve: Ta shembim qeverinë me revoltë popullore

Shkruar nga Versus

"Rama nuk ikën me zgjedhje", Berisha-protestuesve: Ta shembim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti fjalën e tij para protestuesve të mbledhur mbrëmjen e sotme para qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës si kryeministër.

Duke thënë se opozita gjendet në kilometrin e fundit para se të arrijë fitoren, Berisha renditi disa prej akuzave të tij ndaj Ramës. Sipas tij qeveria nuk rrëzohet me zgjedhje, por me revolt popullore.

“Jemi në kilometrin e fundit, në harkun e triumfit tonë. Sot shumica e shqiptarëve e ka të qartë se Rama nuk ikën me farsë zgjedhore, e kanë të qartë se diktaturat nuk ikin me votë, por shemben me revoltë popullore.  Sot shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Edi Rama kryeson organizatën kriminale më të rrezikshme në Europë. E kanë të qartë se Gys Agasi është Rama i errësirës dhe se Mirlinda e AKSHI-t është simotër siameze e Lindës së Surrelit. Ai përmbyset vetëm nga zemërimi dhe revolta juaj. Nëse sot gjendemi në kilometrin e fundit, edhe për një arsye tjetër do triumfojmë. Kjo është kriza e thellë që Rama po kalon me narkoshtetin që po i shembet sipër.

Për një javë të tërë krekosej me ftesën që Trump u kishte bërë vendeve partnere. E përdori atë ftesë për ta shitur veten sikur ishte themeluesi dhe arkitekti i bordit. Por ndodhi që në mbledhjen themeluese të bordit në Davos, Edi Ramën nuk e pranonte salla, gjendej në parlament duke ulëritur duke sharë si ordiner opozitën”- deklaroi Berisha. Versus.al

 

Poll