POLITIKË /

Rama uron Trump për fitoren: Mezi pres privilegjin e madh të punoj me presidentin e 47 të SHBA-ve

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, Rama ka uruar Donald Trump-in për fitoren e tij dhe rikthimin në Shtëpinë e Bardhë si president i 47-të i amerikanëve.

Shkruar nga Versus

Rama uron Trump për fitoren: Mezi pres privilegjin e madh të punoj me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku deri më tani Donald Trump është drejt rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, madje mbajti edhe një fjalim para mbështetësve në Florida.

Rama shkruan se mezi pret të ketë privilegjin të punojë me Trump si presidentin e 47-të të SHBA-ve në forcimin e bashkëpunimit mes vendit tonë dhe Amerikës.

“Urime për Donald Trump në këtë fitore të jashtëzakonshme. Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”- shkruan Rama. Versus.al

Poll