Live Updates /

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin amerikanët dhe pjesa tjetër e botës nga presidenca e dytë e republikanit

*Donald Trump po shkon deri më tani drejt fitores së mandatit të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Rezultatet e deritanishme, i nxjerrin Republikanët e përfaqësuar nga Trump si fitues në senat. Ndërkohë, Trump është drejt fitores së shumicës në kolegjin elektoral duke kryesuar me 279 vota. *Trump doli para mbështetësve të tij në Florida ku tha se amerikanët i kanë dhënë një mandat të fuqishëm duke kontrolluar edhe senatin. Ai deklaroi se do t’u japë fund luftrave dhe se do të nisë epoka e artë e Amerikës. *Shpresa e vetme e Kamala Harris për të fituar janë shtetet që njihen si blloku blu që përfshijnë: Michiganin, Pennsylvaninë, dhe Ëincosin. Megjithatë edhe në këto shtete, Donald Trump kryeson me shumicë vendesh në kolegjin elektoral. *Ndërkohë, Fox Neës e ka nxjerrë tashmë Trumpin fitues me 277 vota në Kolegjin Elektoral, të paktën këto janë projeksionet e zhvilluara nga media amerikane.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Donald Trump po shkon deri më tani drejt fitores së mandatit të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Rezultatet e deritanishme, i nxjerrin Republikanët e përfaqësuar nga Trump si fitues në senat. Ndërkohë, Trump është drejt fitores së shumicës në kolegjin elektoral duke kryesuar me 279 vota. *Trump doli para mbështetësve të tij në Florida ku tha se amerikanët i kanë dhënë një mandat të fuqishëm duke kontrolluar edhe senatin. Ai deklaroi se do t’u japë fund luftrave dhe se do të nisë epoka e artë e Amerikës. *Shpresa e vetme e Kamala Harris për të fituar janë shtetet që njihen si blloku blu që përfshijnë: Michiganin, Pennsylvaninë, dhe Ëincosin. Megjithatë edhe në këto shtete, Donald Trump kryeson me shumicë vendesh në kolegjin elektoral. *Ndërkohë, Fox Neës e ka nxjerrë tashmë Trumpin fitues me 277 vota në Kolegjin Elektoral, të paktën këto janë projeksionet e zhvilluara nga media amerikane.

19 Postime
4 MUAJ ME PARE

Humbja, Kamala Harris flet për herë të parë: Drita e Amerikës do të shkëlqejë gjithmonë

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Kandidatja demokrate Kamala Harris në fjalimin e saj përpara mbështetësve pas humbjes së zgjedhjeve tha se përfundimi i zgjidhjeve nuk ishte i duhuri.

Ajo tha se Partia Demokratike pranon humbjen, duke shtuar se Amerika duhet të jetë e fortë, pasi SHBA-të jetojnë gjithmonë.

Zv.presidentja Kamala Harris ka folur për herë të parë pasi pranoi humbjen përballë presidentit të ardhshëm Donald Trump, i cili fitoi me një rezultat të thellë votash.

Kamala Harris: Më lini t’ju them që ju dua të gjithëve. Zemra është e mbushur plot me mirënjohje për besimin tuaj, për dashurinë për vendin tonë.

Ja shumë krenare për fushatën që zhvilluam. Synimi ishte të ngrinim një komunitet nga çdo fushë e jetës për të ardhmen e Amerikës. E bëmë duke e ditur se kemi shumë të përbashkëta se sa pika që na ndajnë.

Duhet të pranojmë rezultatet. Më herët sot fola me Trump dhe e urova për fitoren. I thash që do ta ndihmojmë gjatë tranzicionit dhe kalimit të pushtetit. Një parim themelor i demokracisë është se ne e pranojmë humbjen në zgjedhje.

Përfundimi i zgjedhjeve nuk ishte ajo që ne donim. Drita e premtimit amerikan do të shndrij gjithmonë shumë, për sa kohë që ne vazhdojmë të luftojmë.

Ne do të angazhohemi për transferim paqësor të pushtetit. SHBA ka qenë dhe mbetet atdheu i mundësive, vendi ku të gjithë janë të barabartë, ku njerëzit luftojnë për dinjitetin e tyre.

4 MUAJ ME PARE

Donald Trump fitoi presidencën, Elon Musk fitoi 15 miliardë dollarë mëngjesin e sotëm

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Donald Trump fitoi presidencën, por Elon Musk rezulton fitimtari më i madh i zgjedhjeve të paktën nga ana financiare.

Sipas TMZ, vlera e pasurisë së tij u shtua me 15 miliardë mëngjesin e së mërkurës pas fitores së Trump. Mbushja e xhepave të Musk vjen në sajë të rritjes së aksioneve të Tesla me 15% dhe aksionerët po përfitojnë shumë ndërsa CEO i saj ka pjesën më të madhe të tyre.

Veç përfitimit të menjëhershëm financiar, Musk mund të marrë edhe më shumë prej mbështetjes së  fuqishme që i ka dhënë Trump.

Kompania e tij SpaceX ka shumë kontrata qeveritare sepse NASA përdor raketat e tij për misionet hënore të Artemis, por Tesla prodhon një mjet të veçantë për presidentin.

Elon ofron një Cybertruck me xham antiplumb dhe sigurisht, Shërbimi Sekret mund të bëjë ndryshimet e tij.

Trump nuk është admirues i makinave elektrike, por ka shprehur pëlqim për gjenialitetin e Musk dhe ka  folur sesi ai i ka dhënë një këndvështrim të “eficencës qeveritare”.

Ndoshta një flotë me Cybertruck mund të ndihmojë në shitjet e kompanisë, të cilat për hir të së vërtetës nuk kanë qenë të larta.

Modelet më të mira arrijnë deri në 200 mijë dollarë, por ndoshta presidenti mund të arrijë një marrëveshje me CEO-n e Tesla.

4 MUAJ ME PARE

Shkrimi i Reuters/ Çfarë posti do të marrë Richard Grenell në administratën e re të Trump

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Donald Trump pritet të nisë procesin e përzgjedhjes së kabinetit dhe të zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës në javët e ardhshme, pas fitores në zgjedhjet presidenciale të 5 Nëntorit.

Sipas Reuters, Richard Grenell pritet të marrë një post në administratën e re republikane.

Grenell ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Trumpit për çështjet e politikës së jashtme. Gjatë mandatit të parë 4-vjeçar të presidentit të sapozgjedhur, ai ka shërbyer si drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare dhe ambasador në Gjermani.

Në një takim të shtatorit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, Trump e përfshiu Grenellin në një takim privat.

Marrëdhëniet e ngushta të Grenellit me liderët e huaj dhe personaliteti i tij shpeshherë i paparashikueshëm e kanë bërë atë një figurë të diskutueshme, çka mund të përbëjë një sfidë të re për konfirmimin e tij nga Senati.

Megjithatë, ai konsiderohet si një kandidat kryesor për rolin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, një pozicion që nuk kërkon konfirmimin e Senatit, edhe pse nuk përjashtohet mundësia për një post që kërkon konfirmim nga Senati.

Ndër politikat që ai ka mbështetur është krijimi i një zone autonome në Ukrainën lindore për t’i dhënë fund konfliktit atje, një ide që Kievi e sheh si të papranueshme.

4 MUAJ ME PARE

Pas fitores, presidenti Biden telefonon Trump, e fton për takim në Shtëpinë e Bardhë

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Presidenti Joe Biden ka biseduar sot me Presidentin e zgjedhur, Donald Trump, për ta uruar atë për fitoren dhe e ka ftuar të vizitojë Shtëpinë e Bardhë, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Në të njëjtën kohë, Biden ka në plan të mbajë një fjalim të enjten, ka thënë burimi i CNN.

"Presidenti Biden shprehu angazhimin e tij për të siguruar një kalim të qetë të pushtetit dhe theksoi rëndësinë e punës për të bashkuar vendin," tha zyrtari. "Ai gjithashtu e ftoi Presidentin e zgjedhur Trump për t’u takuar me të në Shtëpinë e Bardhë. Stafi do të koordinojë një datë të veçantë në të ardhmen e afërt."

Biden ka biseduar gjithashtu me Zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe e ka uruar atë për fushatën e saj historike, tha po i njëjti zyrtar.

Ky dialog midis dy liderëve është një hap i rëndësishëm për të siguruar një kalim të qetë të pushtetit pas zgjedhjeve.

4 MUAJ ME PARE

Kamala Harris pranon humbjen, telefonon Trump-in dhe e uron për fitoren

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Kandidatja demokrate për presidencën e SHBA-së, Kamala Harris ka pranuar humbjen në zgjedhje.

Mësohet se ajo, ka telefonuar fituesin e garës presidentin Donald Trump.

Një ndihmës i Harris tha për Fox News se zv/presidentja ka telefonuar Presidentin e zgjedhur Trump të mërkurën për ta uruar atë për fitoren e garës së 2024-ës.

Gjatë telefonatës, Harris diskutoi rëndësinë e transferimit paqësor të pushtetit dhe të faktit se,  një president i përfaqëson të gjithë amerikanët.

Harris pritet të bëjë komente publike më vonë këtë gjatë një fjalimi në Universitetin Hoëard në Uashington D. C.

4 MUAJ ME PARE

Çfarë presin amerikanët dhe pjesa tjetër e botës nga mandati i dytë i Donald Trump

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Republikani Donald Trump është fituesi i zgjedhjeve presidenciale, duke siguruar një rikthim të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh, i hedh një vështrim politikave të kaluara të Presidentit Trump dhe qëndrimit aktual për të ofruar një pasqyrë se si mund të jetë presidenca katërvjeçare e republikanit Trump.

Ish Presidenti Donald Trump, 78-vjeçar, do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë.

Ashtu si Presidenti Grover Cleveland në fund të viteve 1800, Presidenti Trump do të shërbejë dy mandate të shkëputura, si presidenti i 45 dhe 47 i Shteteve të Bashkuara.

Por si do të jetë mandati i dytë i Presidentit Trump, duke patur parasysh presidencën e kaluar dhe premtimet gjatë kësaj fushate. Emigracioni ka një përparësi të madhe për zotin Trump dhe politikat e tij kufizuese janë të lidhura me pikëpamjet e tij nacionaliste “Amerika e para”.

Shtatë ditë pasi mori presidencën në vitin 2017, zoti Trump vuri një kufizim 90 ditor, që ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të shtetasve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

“Po vendosim masa të reja verifikimi për të mbajtur jashtë Shteteve të Bashkuara terroristët islamikë radikalë. Nuk i duam këtu”.

Gjatë fushatës presidenciale të këtij viti, zoti Trump foli me forcë për atë që ai e quan “pushtim nga emigrantët", duke e bërë sigurinë kufitare një çështje kyçe elektorale. Gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut ai u shpreh se çfarë do t'i thoshte presidentes së re të Meksikës.

“Do ta informoj atë se nëse nuk e ndalon valën e kriminelëve dhe drogës që futet në vendin tonë, do të vendos menjëherë një tarifë 25% për gjithçka që dërgojnë në Shtetet e Bashkuara”, tha republikani Trump.

Gjatë kohës në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump vuri tarifa ndaj importeve kineze dhe duket se nuk ka gjasa të ndryshojë taktikat.

“Ata na kanë dëmtuar, duke shkaktuar humbje të vendeve të punës dhe pastaj eksportojnë në Shtetet e Bashkuara prodhimet e tyre duke shmangur taksat. Kështu që ne humbasim. Humbasin kompanitë amerikane dhe mbyllen vendet e punës. Kështu bëhemi humbës të mëdhenj”, tha zoti Trump duke folur mbi tarifat ndaj Kinës.

Presidenti Trump e tërhoqi Uashingtonin nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015, një traktat ndërkombëtar që trajton ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale

“U zgjodha për të përfaqësuar qytetarët e Pitsburgut, jo të Parisit”.

Zoti Trump thotë se politika e tij energjetike do të përqendrohet tek rritja e nxjerrjes së naftës në vend dhe eliminimin e disa rregullave mjedisorë.

“Ditën e parë, orën e parë, ne mund të bëjmë shumë gjëra, por fillimisht do të nxjerrim naftën në vend”, tha zoti Trump.

Në mandatin e tij të dytë si president, republikani Trump po premton një qasje më proteksioniste dhe izoluese sesa katër vitet e fundit të Presidentit Joe Biden. /VOA

4 MUAJ ME PARE

Asnjë reagim nga Kamala Harris pas humbjes, kur do ta përgëzojë Donald Trump për fitoren

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin
Kamala Harris

Tashmë kanë kaluar disa orë që kur u bë e qartë se batica po anon në drejtim të Donald Trump  në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe kundërshtarja e tij Kamala Harris mbetet akoma e 'zhdukur.'

Zëdhënësja e fushatës së Trump, Carolyn Levitt tha se deri më tani ajo nuk ka marrë asnjë  telefonatë as nga Harris dhe as nga presidenti Joe Biden për të uruar Trump për fitore duke pranuar kështu dhe humbjen.

Burimet thonë se drejtuesit e ekipit të Harris janë duke punuar se si të vazhdojnë pas humbjes së saj, pasi Trump zyrtarisht mori Wisconsin.

Sipas kanalit amerikan NBC NeWs e cila ka cituar tre nga bashkëpunëtorët e saj pritet që Harris t'u drejtohet më vonë mbështetësve në Universiteti Howard.

Informacionet e transmetuara nga mediat amerikane raportojnë se Harris fillimisht do të flasë me Joe Biden dhe më pas do të kontaktojë, Trump, fituesin e zgjedhjeve. /Versus.al

 

4 MUAJ ME PARE

E pasionuar pas golfit, kush është mbesa 17-vjeçare e Donald Trump që tërhoqi vëmendjen në fjalimin e tij të fitores

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Paraqitja mahnitëse që Kai Trump, vajza e Donald Trump Jr dhe mbesa e ish-presidentit Donald Trump bëri gjatë fjalimit të fitores së gjyshit të saj, në West Palm Beach tërhoqi vëmëndjen e shumë mediave të huaja. 

E veshur me një fustan me temina 17 vjeçarja qëndroi pranë gjyshit të saj gjatë gjithë fjalimit që ai mbajti para mbështetësve të tij, në Palm Beach, Florida.

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Kai Trump, e cila së fundmi bëri paraqitjen e saj të parë në Konventën Kombëtare Republikane, është bërë një sensacion i mediave sociale, kryesisht falë pasionit të saj për golfin.

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Pas fitoreve të mëdha të Trumpit në Pensilvani dhe Wisconsin, Kai, ka postuar një foto me gjyshin e saj, duke shkruar: 

“Askush nuk punon më shumë dhe nuk kujdeset më shumë për popullin amerikan. Urime gjysh, të dua!” 

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Disa ditë më parë, Kai kishte postuar një foto të rrallë me babanë e saj, nënën Vanessa dhe dy vëllezërit e motrat e saj, ku krahas tyre kishte shkruar " Halloween me familjen ". Në foto ishin motra e saj 3-vjeçare Khloé Sophia dhe vëllai 15-vjeçar Donald John Trump III, të cilët gjithashtu u shfaqën në eventin në West Palm Beach, ku gjyshi i tyre mbajti fjalimin e fitores.

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Donald Trump ka pesë fëmijë nga tre martesat e tij dhe dhjetë nipër e mbesa ndërsa pret të bëhet sërish gjysh pasi vajza e tij Tiffany është në pritje të fëmijës së saj të parë./Versus.al

 

 

4 MUAJ ME PARE

Humbi thellë përballë Donald Trump, vjen reagimi i parë nga kampi i Kamala Harris

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Ekipi i kandidates Kamala Harris ka reaguar për humbjen e saj në për kreun e Shtëpisë së Bardhë duke kërkuar kohë që të identifikohen pikat e forta dhe të dobëta të fushatës.

“Ju lutemi jepini kohë për të përcaktuar pikat e forta dhe të dobëta të tyre”, tha për mediat një zyrtar pranë Kamala Harris.

Ky është i vetmi reagim nga kampi i Harris ku ka kapluar heshtja pasi Donald Trump arriti të merrte më shumë se 270 vota elektorale të nevojshme për të qenë president. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Donald Trump zgjidhet presidenti i SHBA-ve në një rikthim mbresëlënës

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Donald Trump u zgjodh president, duke shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm katër vjet pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë duke sjellë në krye një udhëheqje të re amerikane që ka të ngjarë të testojë institucionet demokratike brenda dhe marrëdhëniet jashtë vendit.

Trump, 78 vjeç, rimori Shtëpinë e Bardhë të mërkurën duke siguruar më shumë se 270 votat e Kolegjit Elektoral të nevojshëm për të fituar presidencën.

Fitorja e ish-presidentit në shtetin swing të Wisconsin e shtyu atë mbi pragun. Që nga ora 5:45 e mëngjesit (orën lokale) Trump kishte fituar 279 vota elektorale ndaj 223 të Harris-it me disa shtete ende për t'u numëruar.

Ai gjithashtu udhëhoqi Harris me rreth 5 milionë vota në numërimin popullor. "Amerika na ka dhënë një mandat të paprecedentë dhe të fuqishëm," tha Trump herët të mërkurën para një turme mbështetësish në Qendrën e Konventave të Qarkut Palm Beach në Florida./ Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Rizgjedhja e Trump ‘shqetëson’ Macron dhe Shcolz? Telefonata mes 2 krerëve evropianë: Të bashkëpunojmë ngushtë

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin
Macron dhe Scholz

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz ranë dakord sot "të punojnë së bashku për një Evropë më të bashkuar, më sovrane" pas fitores tashmë të sigurt të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

"Ne do të kërkojmë një Evropë më të bashkuar, më sovrane në këtë moment të ri. Duke punuar me Shtetet e Bashkuara dhe duke mbrojtur interesat dhe vlerat tona," shkroi presidenti francez në X.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane kishte thënë më parë se Macron dhe Scholz kishin biseduar me telefon sot "për një koordinim më të ngushtë"./ Versus.al

4 MUAJ ME PARE

PROFIL/ Biznes, skandale dhe politikë. Kush është Donald Trump, personazhi kontravers më i urryer dhe i dashur njëkohësisht

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin
Donald Trump

Donald Trump ka marrë çelësat e 'Shtëpisë së Bardhë'. Një personazh me tipare të diskutueshme ai u shndërrua nga një sipërmarrës i sukssshëm në një figurë të rëndësishme në politikën amerikane. I dashur dhe i urryer njëkohësisht ai sfidoi konventat tradicionale dhe ripërcaktoi rolin e presidencës, duke ndikuar thellë në të ardhmen e Partisë Republikane dhe në përgjithësi në politikën amerikane.

Fëmijëria e Donald Trump

Donald John Trump lindi më 14 qershor 1946 (78 vjeç) në Nju Jork, djali i një sipërmarës në pasuritë e palujtshme, Fredi Trump, ndërsa e ëma e tij Mary Anne me origjinë skoceze, u rrit në Queens, ku ndoqi shkolla private duke përfshirë Akademinë Ushtarake të Nju Jorkut, ku shkëlqeu në aspektin akademik. Më pas ai u regjistrua në Universitetin Fordham, Universitetin e Pensilvanisë, dhe në vitin 1968 u diplomua për Ekonomi në Wharton School. Edhe në moshë të re, Trump kishte një talent të natyrshëm për biznesin i frymëzuar nga suksesi i babait të tij si sipërmarrës në pasuri të palujtshme.

Rritja e suksesit në biznes 

Pas diplomimit, Trump iu bashkua biznesit të pasurive të paluajtshme të familjes së tij, Elizabeth Trump & Son. Ambicioz dhe iniciativ, ai e riemëroi kompaninë 'The Trump Organization' dhe u fokusua në projekte shumë të dukshme në Manhattan. Një nga sukseset e tij të para ishte rinovimi i Hotelit Commodore, i shndërruar në Hotel Grand Hyatt falë aftësisë së tij për të negociuar financimin dhe uljen e taksave.

Në vitet 1980, Trump u bë një nga fytyrat më të njohura në skenën e pasurive të paluajtshme në Nju Jork. Ai ndërtoi Trump Tower , një rrokaqiell 58-katësh në Fifth Avenue që u bë një simbol i stilit dhe ambicieve të tij. Ai gjithashtu investoi në kazinotë në Atlantic City, si Trump Plaza dhe Taj Mahal. Pavarësisht këtyre sukseseve, ekspozimi i tepërt i borxhit dhe një sërë zgjedhjesh të dyshimta çuan në probleme financiare gjatë fillimit të viteve 1990, duke kulmuar në falimentimet e korporatave.

Fama televizive: "The Apprentice"

Në vitet 2000, Trump u rishfaq si një yll televiziv falë shfaqjes hit The Apprentice, ku pjesmarrësit konkuronin për pozicione në kompaninë e tij. Slogani i famshëm “ Je pushuar nga puna! ” u bë një frazë ikonike në Shtetet e Bashkuara. Falë popullaritetit të programit, Trump konsolidoi imazhin e tij publik si një sipërmarrës i suksesshëm, duke zgjeruar markën e tij dhe duke diversifikuar aktivitetet tregtare të lidhura me emrin e tij. Nga markat e veshjeve te shishet e ujit, marka "Trump" u bë e njohur ndërkombëtarisht.

Jeta private dhe skandalet

Jeta private e Trump është mbuluar nga media për dekada. I martuar tre herë , e para me Ivana Zelnicková, me të cilën pati tre fëmijë: Donald Jr., Ivanka dhe Eric. Pas divorcit, ai u martua me Marla Maples, me të cilën pati një vajzë, Tiffany. Më në fund, në vitin 2005 ai u martua me Melania Knauss, me të cilën pati fëmijën e tij të fundit, Barron. Jeta e tij private dhe divorcet publike ishin shpesh objekt i vëmendjes së tabloideve, duke kontribuar në famën e tij.

Trump ka qenë në qendër të skandaleve të shumta , nga akuzat për sjellje të pahijshme seksuale deri te bashkëpunimet e dyshuara me grupet ruse për të ndikuar në zgjedhje. Gjatë presidencës së tij, ai u hetua për ndërhyrje ruse në vitin 2016, por raporti i këshilltarit special Robert Mueller nuk çoi në ndonjë përfundim në lidhje me marrëveshjet e drejtpërdrejta. Përveç kësaj, ai është kritikuar për trajtimin e financave personale, me hetime të gjera mbi deklaratat e tij tatimore dhe praktikat e dyshuara të shmangies së taksave.

Ai u dënua për tridhjetë e katër akuza në lidhje me falsifikimin e dokumenteve të korporatës, të cilat dolën gjatë hetimit për pagesat për të blerë heshtjen e aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels , me të cilën dyshohet se kishte një lidhje në vitin 2006.

Presidenca: suksese dhe polemika

Pas vitesh flirtimi me idenë për të kandiduar për president, Trump shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij si republikan në vitin 2015. Stili i tij provokues dhe slogani i tij " Bëni Amerikën përsëri të Madhe " i dhanë atij një bazë të madhe mbështetësish, shumë prej tyre të pakënaqur me politikën kryesore. Në nëntor 2016, kundër të gjitha gjasave, ai fitoi zgjedhjet, duke mundur kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Mandati i Trump u karakterizua nga politika ekonomike që synonin uljen e taksave dhe rregulloret e biznesit , duke arritur suksese ekonomike në vitet e para të administratës së tij. Ai ka mbrojtur një politikë të "Amerikës së pari", duke tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshjet ndërkombëtare si Partneriteti Trans-Paqësor dhe Marrëveshja e Parisit për Klimën. Në politikën e jashtme, ai ka marrë pozicione të forta kundër Kinës dhe ka kërkuar të zvogëlojë praninë ushtarake të SHBA jashtë vendit.

Megjithatë, presidenca e Trump është shoqëruar dhe me polemika të forta të brendshme. Politikat e tij të migracionit, në veçanti "ndalimi i udhëtimit" dhe ndërtimi i një muri në kufirin me Meksikën, kanë tërhequr kritika të forta. Ai u përball gjithashtu me dy akuza: i pari në 2019 për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit, dhe i dyti në 2021 për nxitje të një kryengritjeje pas sulmit në Kapitol. Të dy akuzat përfunduan me pafajësi nga Senati./Versus.al

 

 

4 MUAJ ME PARE

Fitorja e padiskutueshme e Trump, e kuqja mbizotëron në hartën elektorale të SHBA

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Me 277 vota elektorale nga 270 të nevojshme për të qenë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është zyrtarisht fitues i zgjedhjeve duke u konfirmuar kështu si presidenti i 47-të i amerikanëve. Kështu e paraqesin atë projeksionet e medias amerikane Fox News. 

Siç shihet edhe nga harta e Amerikës së Veriut, shtetet perëndimore dhe një pjesë të lindjes së territorit, kanë votuar për Kamala Harris, mirëpo pjesa më e madhe e hartës është e kuqe, duke treguar dominimin e Trump në zonën qendrore.

Për të parë rezultatet në kohë reale të zgjedhjeve në SHBA, klikoni për linkun e Fox News

Ndërkohë Harris deri më tani rezulton të ketë siguruar vetëm 226 vota elektorale. Versus.al

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

4 MUAJ ME PARE

Nga Zelenskyy deri tek Netanyahu, kush janë liderët botërorë që uruan Donald Trump për fitoren

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Akoma nuk kanë dal rezultatet përfundimtarë të zgjedhjeve në SHBA por deri më tani kryeson kandidati republikan Donald Trump kundrejt kandidatës demokrate Kamala Harris.

E para që ka uruar ish-presidentin Trump ishte kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cila shkruan në postimin e saj në Twitter:

'Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, urimet e mia më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë vende simotra, të lidhura me një aleancë të fortë, vlera të përbashkëta dhe miqësi historike. Kjo është një marrëdhënie strategjike, të cilën jam i sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë. Punë të mbarë President”

Ndërsa kryeministri britanik Keir Strarmer në urimin e tij për Trump shkruan:

Urime Presidentit Trump për fitoren e tij historike në zgjedhje. Mezi pres të punoj me ju në vitet në vijim. Si aleatët më të afërt, ne qëndrojmë krah për krah në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe sipërmarrjes

Një urim dhe pse duket sikur marrëdhëniet e tyre nuk janë shumë të konsiliduara vjen dhe nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Zelensky shkruan në postimin e tij se Ukrania po pret me padurim një epokë të re në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne presim me padurim një epokë të një Shtetet e Bashkuara të fortë nën udhëheqjen vendimtare të Presidentit Trump. Ne mbështetemi në mbështetjen e vazhdueshme të Ukrainës nga SHBA”, ka shkruar ndër të tjera presidenti i Ukrainës.

Një urim për ish-presidentit Trump vjen dhe nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Macron shkruan në postimin e tij se Franca është gati të punojmë së bashku.

'Urime President @realDonaldTrump. Gati për të punuar së bashku siç bëmë për katër vjet. Me bindjet tuaja dhe të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet'shkruan Macron në postimin e tij'

Urime vijnë dhe nga Izraeli për Donald Trump.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkruan në postimin e tij:

Të dashur Donald dhe Melania Trump,

Urime për rikthimin më të madh në histori!

Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës.

Kjo është një fitore e madhe!

Në miqësinë e vërtetë,
e juaja,
Benjamin dhe Sara Netanyahu

4 MUAJ ME PARE

“Zoti ma kurseu jetën për një arsye”, Trump në fjalimin e fitores: Do u jap fund luftërave

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Donald Trump në fjalimin e tij të fitores ku shpalli fitoren në krye të Shtëpisë së Bardhë falenderoi grupin e tij të ekipit elektoral, tha se do të bëjë gjëra të cilat nuk janë bërë nga presidentë të mëparshëm.

Ndërsa risolli në kujtesë edhe atentatin ndaj tij ku arriti të mbijetonte edhe pse plumbat i kaluan shumë pranë, duke thënë se Zoti pati një arsye për këtë.

“Do kujtohet si dita kur populli amerikan mori në duart fatet e tij. Ne do të ulim taksat, do të ulim gazin dhe do bëjmë gjëra që askush më parë nuk i ka bërë.  Zoti ma kurseu jetën për një arsye, kjo arsye ishte që të shpëtoja vendin tonë dhe t’i ktheja Amerikës lavdinë e saj. Kjo nuk është e lehtë, por do përdor çdo grimcë energjie për të bërë punën më të rëndësishme në botë. Do të qeveris vetëm me një moto “Jap premtime, i mbaj premtimet”. Askush nuk ka për të më ndalur, i ftoj të gjithë qytetarët të më bashkohen në këtë mision dhe të punojmë për të ardhmen”- u shpreh Donald Trump.

Një falenderim të veçantë e kishte edhe për multimilarderin Elon Musk të cilin e konsideroi si një “gjeni” dhe tha se me gjetjet e tij do të arrijnë të bëjnë gjëra të mëdha në të ardhmen për Amerikën. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Trump shpall fitoren e presidencës së SHBA: Morëm një mandat të fuqishëm, sot fillon epoka e artë e Amerikës

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin
Donald Trump, kandidati për president të SHBA-ve

Donald Trump ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të tij në Florida ku ka shpallur fitoren. Ai falenderoi të gjithë votuesit dhe tha se me fitoren e tij të mandatit të dytë, fillon epoka e artë e SHBA-ve.

Duke pasur parasysh rikthimin e republikanëve si shumicë në senat, Trump tha se me këtë rezultat amerikanët i kanë dhënë një mandat të fuqishëm. 

“Me këtë fitore fillon epoka e artë e popullit amerikan dhe Amerikës. Falenderoj popullin amerikan që më zgjodhën. Unë do ju bëj krenarë për votën tuaj. Ky ishte një prej momenteve më të rëndësishme të jetës time. Amerika na ka dhënë një mandat të paprecedent dhe të fuqishëm. Ne morëm kontrollin e senatit dhe më pas vazhdon kudo në shtetet e mëdha. Në të gjitha këto raste kemi punuar me senatorët. Organizuam tubime me të gjithë prej tyre dhe ishte e mrekullueshme të shihnim gjithë atë pjesëmarrje. Kemi senatorë të mrekullueshëm. Dëshiroj të falenderoj edhe bashkëpunëtorët e mi për këtë rezultat të mrekullueshëm. Falenderoj gruan time e cila do të jetë Zonja e Parë e cila ka edhe librin më të shitur në Amerikë”- u shpreh Trump.

Ai falenderoi edhe JD Vance i cili pritet të jetë zëvendës president i SHBA-ve duke e cilësuar atë si tepër të rëndësishëm dhe themelor për suksesin e arritur. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Donald Trump drejt fitores, heshtje në kampin e Harris, mbështetësit largohen nga festa e planifikuar

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin
Një prej mbështeteseve të Harris, e mërzitur pas rezultateve të para

SHBA- Shumë njerëz janë larguar tashmë nga festa e caktuar nga Kamala Harris në universitetin Howard. New York Times shkruajnë se të pranishmit po largohen në heshtje, ndryshe nga pamjet e humbjes së Hillary Clinton në vitin 2016.

Nuk duket të ketë të ketë ndonjë tronditje të madhe përveçse trishtimit momental të kuptueshëm. Disa prej të pranishmëve teksa largoheshin në heshtje duke pranuar disi humbjen duke qenë se Trump shihet fitues në shtetet kryesore, thanë se Harris kishte bërë gjithçka që ishte e mundur për të fituar, por fatkeqësisht nuk ia doli. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Trump gati të mbajë festën e fitores niset në Florida, e shoqëron milarderi Elon Musk: Amerika, komb ndërtuesish

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Një prej personave të famshëm më entuziastë mbi zgjedhjet në SHBA, është edhe multimiliarderi Elons Musk. CEO i Tesla-s dhe shefi i rrjetit “X” ka ndarë në rrjetin e tij social foto me kandidatin për president Donald Trump teksa presin rezultatin e zgjedhjeve.

“E ardhmja do të jetë shumë e ndritur, Amerika është një komb ndërtuesish”- ka shkruar Musk mes të tjerash.

Kujtojmë se njeriu më i pasur në botë ka qenë vazhdimisht në krah të Donald Trump gjatë fushatës elektorale duke i dhënë një mbështetje shumë të madhe edhe me fonde.

Aktualisht Donald Trump pritet të mbërrijë së shpejti në festën e vëzhgimit të fushatës së tij në West Palm Beach në Florida, ku pritet të flasë para mbështetësve i shoqëruar edhe nga Elon Musk. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në SHBA, Trump drejt mandatit të dytë, fiton në shtetet kyçe! Harris-it i duhet një ‘mrekulli elektorale’

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

SHBA- Republikanët e përfaqësuar nga Donald Trump kryesojnë në zgjedhjet që po zhvillohen për kreun e Shtëpisë së Bardhë duke siguruar shumicën e votave elektorale përballë Kamala Harris.

Me këtë rrjedhë të rezultateve, projeksionet e bëra nga sondazhet janë që Republikanët të marrin edhe senatin e SHBA-së. Ndërsa Trump ka fituar në 2 prej shteteve me peshën më të madhe elektorale, ndërkohë që kryeson në 5 shtetet e tjera po ashtu me peshë të madhe elektorale.

Pas fitores së Donald Trump në shtete si Karolina e Veriut dhe Xhorxhias duke dalë me 248 vota elektorale, shpresat e fundit për Kamala Harris përqendrohen në mbajtjen e “Murit Blu” që përbëhet nga shtetet Wisconsin, Michigan dhe Pennsylvania. Sipas mediave amerikane, Pensilvania dhe Wisconsin po anojnë drejt Trump dhe ai është përpara në shtetin tjetër të ashtuquajtur Rust Belt të Miçiganit.

Harris telefon Trump dhe e uron për fitoren. Çfarë presin

Media amerikane Fox News në projeksionet e bëra, e ka shpallur fitues Donald Trumpin me 277 vota elektorale pavarësisht se nuk kanë dalë ende rezultatet e disa shteteve të rëndësishme. Versus.al

Poll