Live Updates /

30 ditë protestë, Rama: Flamingot janë marrë peng nga korbat! Balla: Koçeku të dorëzojë mandatin, është i PS

*Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një mbledhje me dyer të mbyllura në Kuvend ku kryeministri Edi Rama u kërkoi deputetëve të ishin edhe më aktivë në rrjetet sociale. *Në dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se protesta tanimë ishte një “tollumbace e plasur” dhe shtoi se po dilnin gjërat që sipas tij janë fshehur që prej fillimit lidhur me përfshirjen e elementëve të huaj. Sa i takon Marjana Koçekut, Balla tha se kjo e fundit duhej të dorëzonte mandatin pasi nuk ishte zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. *Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama vijoi me postimet lidhur me protestues konkretë. Së fundmi publikoi një prej protestuesve duke i renditur disa vepra për të cilat ai ishte proceduar që nga viti 2014 e në vijim, mes të cilave dhunë dhe kanosje.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një mbledhje me dyer të mbyllura në Kuvend ku kryeministri Edi Rama u kërkoi deputetëve të ishin edhe më aktivë në rrjetet sociale. *Në dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se protesta tanimë ishte një “tollumbace e plasur” dhe shtoi se po dilnin gjërat që sipas tij janë fshehur që prej fillimit lidhur me përfshirjen e elementëve të huaj. Sa i takon Marjana Koçekut, Balla tha se kjo e fundit duhej të dorëzonte mandatin pasi nuk ishte zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. *Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama vijoi me postimet lidhur me protestues konkretë. Së fundmi publikoi një prej protestuesve duke i renditur disa vepra për të cilat ai ishte proceduar që nga viti 2014 e në vijim, mes të cilave dhunë dhe kanosje.

5 Postime
2 ORE ME PARE

"Të dorëzojë mandatin, i takon PS", Balla për Koçekun: Nuk u zgjodh nga qytetarët

30 ditë protestë, Rama: Flamingot janë marrë peng nga
Marjana Koçeku, Taulant Balla

Taulant Balla pati një koment edhe për qëndrimet e deputetes së pavarur Marjana Koçekut e cila javë më parë doli nga grupi parlamentar i PS. Balla tha se Koçeku duhej ta dorëzonte mandatin pasi sipas tij, mandati i takon PS-së dhe jo asaj. Për këtë arsyetim Balla u mbështet në faktin se Koçeku nuk është zgjedhur nga qytetarët drejtëpërdrejt, por ka qenë në listat e mbyllura.

“Nuk dua t’i kthehem më komenteve për të ushqyer një telenovelë. Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur dhe personin në fjalë e ka zgjedhur PS. Të dorëzojë mandatin se ia ka dhënë PS, nuk është person i votuar drejtpërsëdrejti”- tha Balla. Versus.al

 

2 ORE ME PARE

"Rrahje dhe dhunë", Rama i nxjerr procedimet penale njërit prej protestuesve: Flamingot janë marrë peng

30 ditë protestë, Rama: Flamingot janë marrë peng nga

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet e tij në rrjetet sociale lidhur me protestuesit që prej 1 muaji kërkojnë dorëheqjen e tij. Këtë herë, Rama ka publikuar dosjen penale të njërit prej protestuesve të cilin e konsideron si organizator të protestës.

Sipas Ramës protesta është marrë peng, ndërsa listoi edhe procedimet e policisë ndaj personit në fjalë duke nisur nga viti 2014 deri në 2022-in.

Postimi i plotë:

NJIHUNI ME kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:

I proceduar:

- ⁠2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë

- 2016 - Vjedhje energjie, Tiranë

- 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë

- 2017 - Rrahje në grup, Durrës

- 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi I automjeteve, pengim i IMT per prishjen e ndertimit te paligjshëm, Vlorë

- 2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë

- 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë

- 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë. Versus.al

2 ORE ME PARE

Kërkesat për shpërndarje parlamenti, Balla: Tollumbacja e protestës ka plasur, këtë mendon shumica e shqiptarëve

30 ditë protestë, Rama: Flamingot janë marrë peng nga

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes së zhvilluar sot në selinë e Kuvendit. Duke u shprehur për protestën, Balla e konsideroi si një “tollumbace të plasur”. Sipas tij, protesta është fryrë nga vende të tjera të rajonit që e shohin Shqipërinë si konkurrente në turizëm.

“Pozicionin tim e dini lidhur me këtë protestë. Respektoj të gjithë ata që dolën në protestë për çështje që lidheshin me dyshime lidhur me respektimin e normave mjedisore në një investim që do të bëhet domosdoshmërisht sepse është mundësi e madhe për Shqipërinë se vjen një herë në nuk e di sa dekada. E kam thënë se brenda kësaj proteste janë përfshirë edhe elementë që e kanë fryrë këtë tollumbace që ka plasur tanimë, duket qartë janë interesa që lidheshin me konkurrencë rajonale turistike me intererferenca të huaja nga vende jo miqësore me Shqipërinë. Dita ditës kjo histori po zbardhet, ky tollumbac po shfryhet, I plasur tanimë në sytë e të gjithë qytetarëve shqiptarë”- tha Balla.

Sa i takon kërkesës së protestuesve për shpërndarjen e Kuvendit, Balla tha se tanimë protestuesit kanë harruar shkakun për të cilin nisi revolta e tyre. Ndërsa tha se se protesta e qytetarëve u është vjedhur.

“Unë po ju them bindjen e shumicës shqiptarëve. Nuk kemi të bëjmë me një protestë që lidhi për një rast për të cilin ndajmë të njëjtin shqetësim. Ajo dhunë në Zvërnec ishte e papranueshme. Sot atë çështje e kanë harruar dhe ata që u ngritën nuk flasin më. Të vetmit që flasim për atë jemi ne. Sot protestën ua kanë vjedhur, se kush ua ka vjedhur, ne e dimë dhe të gjithë shqiptarët e dinë”- shtoi deputeti. Versus.al

3 ORE ME PARE

“Të jeni më aktivë në rrjetet sociale”, porosia e Ramës në mbledhjen me deputetët e PS

30 ditë protestë, Rama: Flamingot janë marrë peng nga

Sot grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh në Kuvend me kërkesë të kryeministrit Edi Rama. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se Rama u ka kërkuar ligjvënësve socialisë që të jenë edhe më aktivë nëpër rrjetet e tyre sociale dhe në Kuvend.

Kërkesa e tij vjen në një kohë kur pjesa më e madhe e grupit parlamentar të deputetëve socialistë nuk kanë qenë mjaft aktivë në rrjetet sociale kundrejt protestuesve të cilët nuk i kanë kursyer komentet e tyre nëpër faqet zyrtare të tyre të socialistëve.

Në këtë mbledhje nuk mori pjesë Elisa Spiropali, e cila më herët ka kërkuar reflektim për kërkesat e protestuesve. Versus.al

3 ORE ME PARE

Rama mbërrin për mbledhjen e grupit të PS, qytetarët protestojnë para Kuvendit

30 ditë protestë, Rama: Flamingot janë marrë peng nga

Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në zyrat e Kuvendit ku do të zhvillojë një mbledhje me deputetët e grupit parlamentar të PS.

Ndërkohë në anën tjetër të godinës, një grup qytetarësh janë mbledhur për të protestuar kundër projektligjit për tokat bujqësore që pritet të diskutohet dhe votohet së shpejti në Kuvend.

Sot në Tiranë mbahet protesta e 30-të e qytetarëve të cilët pa parti politike kanë shprehur kundërshtitë e tyre për sistemin aktual. Pritet që në protestën e sotme të jenë të pranishëm disa eurodeputetë të Parlamentit Europian. Versus.al

Poll