POLITIKË /

'Rezistenca jonë nuk ndalet'/ PD mban nesër protestën e radhës, zbulohet mesazhi për strukturat: Mblidhemi para kryeministrisë!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur militantët e Partisë Demokratike për një protestë nesër në orën 18:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Tubimi synon të shprehë pakënaqësi ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa autoritetet paralajmërojnë masa sigurie dhe mbeten të paqarta detajet e plota të protestës.

Shkruar nga Versus

'Rezistenca jonë nuk ndalet'/ PD mban nesër protestën e

Pas një proteste që degjeneroi në dhunë dhe ku u hodhën Molotov drejt Vilës 31, ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur militantët për një tubim tjetër nesër në orën 18:00.

Sipas një mesazhi të shpërndarë brenda strukturave të PD-së, protesta do të nisë para kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, por ende nuk janë bërë të ditura detajet e plota të saj.

Nuk dihet nëse do të ketë fjalime nga podiumi përballë godinës së qeverisë, apo një tur nëpër kryeqytet, siç ndodhi më parë, ku molotovët rrezikuan jetën e artistëve brenda ish-vilës së diktatorit.

Në mesazhin e shpërndarë, Berisha shkruan:

“Të dashur demokratë, Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij, deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë, është ta rrëzojmë. E diel, Ora 18.00 – Në Bulevard.”

Ndërkohë, mesazhet e ndërkombëtarëve kanë qenë të ashpra ndaj dhunës në protestat e fundit, gjë që ka bërë që Berisha të organizojë tubime më paqësore, si ai përpara Kuvendit kur mazhoranca refuzoi arrestimin e ministrës Belinda Balluku.

Autoritetet lokale po paralajmërojnë qytetarët për masat e sigurisë gjatë tubimit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse protesta e nesërme do të zhvillohet në mënyrë paqësore apo do të ketë tensione të reja./Versus.al

Poll