POLITIKË /

“Si ushtar që ke dezertuar”, Rama batuta me fituesit e “Fest 63”: Prisheni podcastin se ikën syri keq

Shkruar nga Versus
“Si ushtar që ke dezertuar”, Rama batuta me fituesit e
Kryeministri Edi Rama dhe grupi "Shkodra Elektronike"

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, fituesit e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizion Shqiptar ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin 16, të sezonit 3 të podkastit “Flasim”.

Teksa folën për emocionin dhe faktin që nuk e prisnin të shpalleshin fitues të këtij festivali, Gjergji dhe Laca rrëfyen edhe planet pë të ardhmen. Ndërsa gjatë podcastit nuk munguan as batutat nga ana e Ramës në momentin kur u kërkoi dy këngëtarëve të këndonin një këngë.

Pjesë nga biseda:

Rama: Shumë faleminderit, por ti tjetri nuk këndove, ti i re tavolinës. Po bëje një të vogël, jo mos shih andej se ajo e kreu. Ta dëgjojmë zërin si e ke.

Kolë Laca: E prishi të gjithë podcastin po këndova.

Rama: Po prishe se kështu ikën edhe syri i keq

Pas këngës

Rama: Tani po, e di çfarë përfytyrimi pata? Sikur vajza ishte në dritare duke kënduar me sytë nga qielli dhe ushtari që kishte dezertuar ishte prapa gardhit, por nuk dilte dot në dritë se kishte frikë se mos e kapin.

Me këngën “Zjerm” grupi Shkodra Elektronike do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Versus.al

 
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: