POLITIKË /

Sot Trump betohet si president, Berisha: Do kërkoj heqjen e “non-grata”-s

Shkruar nga Versus

Sot Trump betohet si president, Berisha: Do kërkoj heqjen e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën që mbajti për gazetarët në selinë e PD bëri me dije se pas inagurimit të Donald Trump si president i SHBA, do të kërkojë heqjen e “non-gratës” të vendosur ndaj tij në 2021-in.

Berisha tha se kërkesa e tij bazohet në kundërshtimin ndaj lobimit që është bërë sipas tij nga kryeministri Edi Rama dhe filantropi Xhorxh Soros.

“Dalim tek rasti im. Ai është një oqean, ky është një pikë ujë në oqean. Natyrisht unë gjer sot, kam patur një vendim që nuk bëj lobim, nuk kërkoj që të heqin vendimin se i kam hedhur në gjyq, tani padiskutim do të kërkoj sipas rregullave që kanë, të shqyrtohet një vendim që ka në bazë, lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Kaq.

Do marr iniciativë për të kërkuar nga administrata e re sipas rregullave që ekzistojnë që ky vendim strikt anti-opozitë, ky grusht shteti brenda shtetit, ndaj forcës politike opozitare të Shqipërisë, të marrë fund. Sigurisht do të kërkoj”- tha Berisha.

Kujtojmë që më herët ka pasur reagime nga zyrtarë amerikanë të cilët e kanë konsideruar shpalljen non-grata si një masë që nuk mund të hiqet dhe diçka që deri më tani nuk ka ndodhur asnjëherë. Versus.al

Poll