POLITIKË /

Sot votohet për ngritjen e Komisionit të Posaçëm! Opozita e vendosur për bojkot, mazhoranca e gatshme të shtyjë seancën

Shkruar nga B.V

Sot votohet për ngritjen e Komisionit të Posaçëm! Opozita

Tiranë- Në seancën e sotme plenare ku temë kryesore është votimi i ngritjes së Komisionit të Posaçëm për rezolutën antikorrupsion të votuar në Kuvend të hënën, pritet të ketë debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Opozita ka shprehur skepticizmin lidhur me rezolutën antikorrupsion duke deklaruar se qëllimi i qeverisë me këtë rezolutë është të marrë nën kontroll SPAK-un.

Një ditë më parë, grupi i Rithemelimit zhvilloi mbledhje për të diskutuar lidhur me rezolutën dhe pavarësisht se kishte deputetë që u shprehën se nuk duhej bojkotuar komisioni, në përfundim grupi doli me deklaratën se nuk do mbështesin me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Nga ana tjetër, mazhoranca është shprehur e gatshme të shtyjë votimin për në një seancë tjetër plenare nëse opozita kërkon kohë për t’u organizuar që të jetë pjesë.

Komisioni i Posaçëm për Rezolutën antikorrupsion do të ketë si qëllim kryesor çuarjen përpara të reformave në vend me synim përafrimin e tyre drejt legjislacionit të Bashkimit Europian. Ditën e djeshme, Versus.al mësoi se përbërja e komisionit do të jetë me 11 anëtarë, prej të cilëve 6 i ka mazhoranca dhe 5 opozita.

Poll