POLITIKË /

Garon e vetme në zgjedhje, zbardhet lista e kandidatëve të partisë "Mundësia"! Shehaj i pari në Tiranë

Shkruar nga Versus
Garon e vetme në zgjedhje, zbardhet lista e kandidatëve të
Kreu i partisë "Mundësia", Agron Shehaj

Mbrëmjen e djeshme janë dorëzuar në KQZ edhe listat e kandidatëve për deputetë të partive të tjera politike si “Lëvizja Bashkë”, e para parti që dorëzoi listat si dhe “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe “Mundësia” e Agron Shehajt.

Kreu i partisë së re, “Mundësia”, Agron Shehaj garon në Tiranë ku renditet i pari në listë. Duke qenë se është parti e sapo formuar, të gjithë kandidatët për deputetë janë njerëz të rinj të cilët kryesisht nuk janë angazhuar në parti të tjera politike.

Shehaj u largua nga PD në nëntor të vitit 2023 për të hapur një parti të re politike duke qenë se kishte shprehur qëndrimin e tij për domosdoshmërinë e një alternative të re në skenën e politikës shqiptare. Kjo parti garon e vetme në zgjedhjet e 11 majit. Versus.al

 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Poll