POLITIKË /

“Sulmuan prokurorët dhe gjyqtarët”, Berisha paralajmëron Ramën për mbështetësit e Veliajt që rrethuan SPAK-un: Do kesh kundërprotestë

Shkruar nga Versus

“Sulmuan prokurorët dhe gjyqtarët”, Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është përqendruar sot në shkresën e SPAK dhe GJKKO drejtuar ministrisë së Brendshme sa i takon mungesës së veprimeve të policisë në mbrojtje të godinës së SPAK.

Berisha mori si shembull paraqitjet e tij para Prokurorisë së Posaçme duke thënë se nuk kishte pasur në asnjë moment cënim të prokurorëve apo gjyqtarëve. Ndërsa paralajmëroi se në rast se përsëritet e njëjta skemë me mbështetësit e Veliajt para SPAK, do të ketë kundërprotestë nga ana e PD.

“Thashë, ky është narkoshtet, por është e patolerueshme. Në qoftë se këta vazhdojnë të thërrasin protesta, do përballen me opozitën. Asnjë protestë nuk është thirrur nga opozita. Ato kanë qenë konferenca shtypi dhe do jenë konferenca shtypi.

Dhe siç jeni ju të gjithë dëshmitarë, nuk është kryer as akti më i vogël. Po, meqenëse unë kam vendosur të bëj transparencë, siç janë kureshtarë gazetarët dhe vijnë, janë kureshtarë edhe qytetarët. Por absolutisht asnjë forme presioni.

Dhe nuk është shkuar asnjëherë përpara gjykatës. Jo, nuk ka, nuk mundet të ndodhë kjo që ndodhi dje. Prandaj i them Edi Ramës, po vazhdove, popullin do e kesh në Surrel. Mos destabilizo vendin, do përgjigjesh personalisht për të gjitha”- tha Berisha.

Ai shtoi më tej se protestuesit do të drejtohen për në Surrel në rast të protestave para SPAK-ut, duke nënvizuar se PD do të qëndrojë kundër shkeljes së Kushtetutës që garanton sigurinë e institucioneve të posaçme.

“Nuk e dinim, nuk kanë turp. Kush nuk e dinte? Një natë më para kanë qarkulluar mesazhet në të gjitha telefonat e Shqipërisë, po na çojnë me detyrim thuhej, se sigurisht aty ka rrogëtarë dhe njerëz të ndershëm që e kuptojnë se nuk kryhen akte të tilla.

Po aty ishin banditët që rrethonin dhe godisnin makinat e gjykatësve. Edhe njëherë i them mos guxo të marrësh aktin më të vogël të dhunës. Mos guxo se popullin do e kesh edhe në Surrel.

Kam shumë probleme me kërkesat e panumërta për të shkuar populli në Surrel dhe më kujtohet ajo koha kur kërkonin të shkonin në Bllok. Po, ka qenë në kohë kur sulmi i Bllokut ishte motoja. Por ne nuk donim gjakderdhje. Kjo është e vërteta.

Po nëse ti kalon çdo lloj, kjo është jashtë çdo lloj standardi. Ndaj dhe njëherë i them kthjellohu dhe mos guxo të prekësh, të bësh presione banditeske ndaj një pushteti që në Kushtetutë dhe ligj është i pavarur. Tjetër punë se ti do një drejtësi tek këmbët e tua.”- deklaroi kryedemokrati. Versus.al

Poll