POLITIKË /

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga udhëtimi drejt SHBA-së”, mesazhi i Berishës: U korrigjua një vendim i padrejtë

Shkruar nga Versus

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklaruar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, se ai dhe familjarët e tij mund të udhëtojnë drejt SHBA-së.

Berisha thotë se me këtë hap, Departamenti Amerikan i Shtetit korrigjoi një vendim të padrejtë të administratës së mëparshme të SHBA-së ndaj meje dhe familjes sime.

“Me këtë rast, dua të falënderoj administratën e Presidentit Trump dhe Sekretarin Rubio për korrigjimin e këtij vendimi të padrejtë, i cili ishte i bazuar fund e krye në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe mentorit të tij, George Soros.

Unë falënderoj gjithashtu familjen time, miqtë e mi shqiptar dhe të huaj, bashkëpunëtorët e mi, anëtarët dhe mbështetësit e PD-së për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre të tejet të çmuar, të cilën e dëshmuan ndaj meje në sagen time për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor.

Mirënjohje të veçantë dua t’u shpreh sot mbi gjysmë milioni qytetarëve shqiptarë, të cilët, në kushtet tejet të vështira të një autokracie elektorale dhe një narkoregjimi, votuan për mua dhe Partinë Demokratike.

Duke përfunduar, ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të vazhdojmë pa rreshtur përpjekjet tona për rikthimin e votës së lirë dhe të ardhmes së merituar të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Berisha.

Poll