
Deputeti socialist Damian Gjiknuri është parë në lot gjatë ceremonisë së mbajtur sot në hollin e Kuvendit, ku iu dha lamtumira ish-deputetit të PD-së Gerti Bogdanit i cili u nda nga jeta ditën e djeshme pas një ataku kardiak.
Siç shihet edhe në video, Gjiknuri i pikëlluar ka hyrë veçmas kolegëve të tij socialistë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Bogdanit. Në momentin kur takon familjarët e këtij të fundit, deputeti nuk i mban dot lotët dhe del i prekur nga salla ku mbahen homazhet. Versus.al







