POLITIKË /

VIDEO/ Rama i përgjigjet Fevziut për “Gjirin e Gramës”: E mbushëm plot me patronazhistë, i çuam me autobusë nga deti

Dje Blendi Fevziu postoi një video nga "Gjiri i Gramës", duke thënë se nuk e kishte parë asnjëherë kaq bosh. Sot ka reaguar kryeministri Edi Rama, që nuk e ka përmendur me emër Fevziun.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Rama i përgjigjet Fevziut për “Gjirin e

Blendi Fevziu, prej disa ditësh poston video, për të treguar se plazhet në Jug këtë vit janë bosh apo se çmimet janë të shtrenjta.

Dje ai postoi një video nga "Gjiri i Gramës", duke thënë se nuk e kishte parë asnjëherë kaq bosh.

“Krejtësisht bosh, shiheni. Nuk më ka ndodhur kurrë ta shoh Gramën kështu.

Se kush e ka fajin tani nuk di ta them”, tha Fevziu.

Sot ka reaguar kryeministri Edi Rama, që nuk e ka përmendur me emër Fevziun.

Ai ka postuar një video pikërisht nga "Gjiri i Gramës", ndërsa shkruan:

"Gjiri i Gramës është si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit. Mbushur me patronazhistë kuptohet, që i çuam nga deti me autobusa se me rrugë është ca si e pamundur”.

Poll