POLITIKË /

"Zoti ja pranoftë agjërimin Veliajt"/ Berisha komenton arrestimin e kryebashkiakut gjatë çeljes së Ezanit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat jashtë sallës së parlamentit ka folur për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili njoftoi fillimin e agjërimit për muajin e Ramazanit.

Shkruar nga Versus

"Zoti ja pranoftë agjërimin Veliajt"/ Berisha komenton

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat jashtë sallës së parlamentit ka folur për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili njoftoi fillimin e agjërimit për muajin e Ramazanit.

Duke e quajtur një akt personal, Berisha është shprehur "Në qoftë se, është e vërtetë që i është rikthyer agjërimit, edhe për atë them Zoti ja pranoftë, por i them gjithashtu se të gjitha vjedhjet e tij t’jua kthejë të varfërve, t’i dorëzojë, ti japë atyre që ia ka marrë në mënyrë që të pastrojë shpirtin, sepse edhe në doktrinën e Islamit edhe një moment po të kujtohesh e t’i lutesh Zotit të të pranojë ai, është mëshirëplotë dhe të pranon."

Pyetje: Kur mblidhet kryesia e PD dhe Zoti Berisha sipas informacioneve tona ka nisur edhe konsultimet edhe me drejtuesit politikë për listat. A është e vërtetë?

Berisha: Do nisim konsultimet me drejtuesit politikë për listat. Drejtuesit politikë kanë patur, janë ata që kanë drejtuar procesin në të gjitha qarqet. Do nisim konsultimet dhe pas konsultimeve me drejtuesit politikë do mblidhet kryesia, do hartojë listën. Ju e dini që tani ka qenë procesi më transparent i bërë në historinë e këtij vendi. Ajo listë do të pasqyrojë padiskutim vullnetin e anëtarësisë së PD, me ndërhyrjet, me modifikimet e domosdoshme për zonjat, për të rinjtë dhe me ndonjë rast me përfaqësimet e komuniteteve. Në qoftë se ka defekte serioze në përfaqësim komunitetesh, do ndërhyhet.

Pyetje: Vetë Sali Berisha, do të preferonit të ishit në listë të mbyllur apo në listë të hapur?

Berisha: Sali Berisha nuk ndjek kurrë Edi Ramën. Është Edi Rama ai që po më ndjek deri sa thyen qafën.

Poll