Mesa duket edhe Princi William është një nga fansat e Taylor Swift .
Edhe pse turneu i saj në Londër ka qenë një sukses i madh dhe ka tërhequr mijëra njerëz, nuk do të prisnit që Princi i Uellsit të ishte në tribunat në ëembley.
Në një video që po bën xhiron e TikTok, Princi William mund të shihet duke kërcyer në ritmin e "Shake it Off", video e cila ka marrë mijëra pëlqime në vetëm pak orë.
I veshur thjesht me një këmishë, xhaketë dhe pantallona, Princi William duket se po argëtohet me shpirtin e tij, duke mos marrë parasysh turmën rreth tij.
Gjithashtu Taylor Swift dhe partneri i saj Travis Kelce janë fotografuar me Princin William dhe fëmijët e tij.
Princi i Uellsit ka qenë në prapaskenë me Princin George dhe Princeshën Charlotte dhe aty është fotografuar me këngëtaren dhe partnerin e saj.
Taylor Swift ka postuar foton në llogarinë personale në Instagram dhe me këtë postim ka uruar Princin William për ditëlindjen e tij, që është sot.
Ajo shkruan krahas postimit të saj: “Gëzuar ditëlindjen! Shfaqjet në Londër kanë një fillim të shkëlqyeshëm ???? ????????????????" .
View this post on Instagram







