AKTUALITET /

Që prej orës 14:00 bllokohet qarkullimi, policia publikon masat për protestën kundër mbylljes së TikTok

Gjithashtu qytetarëve u është bërë thirrje që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen.

Shkruar nga Versus

Që prej orës 14:00 bllokohet qarkullimi, policia publikon masat

Policia e shtetit ka ndërmarrë masat e nevojshme për garantimin e protestës së thirrur nga Partia Demokratike kundër mbylljes së rrjetit social TikTok.

Me qëllim mbarëvajtjen e protestës, do të kufizohet lëvizja në disa segmente rrugore.

-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;  

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. 

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.  Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Gjithashtu qytetarëve u është bërë thirrje që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim. Versus.al

Poll