Elbasan- Policia ka arrestuar 32 vjeçarin Ilir Dedja nën akuzën e plagosjes me armë gjahu të një 53 vjeçari, me të cilin kishte patur një konflikt të çastit.
Mësohet se 53 vjeçari B.B mbeti i plagosur në këmbë dhe aktualisht po merr mjekimin e nevojshëm në spital.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e autorit, policia gjeti armën e gjahut si dhe një armë zjarri automatike me silenciator, e cila u dërgua për ekzaminim për të zbuluar nëse ishte përdorur edhe në ngjarje të mëparshme.
I riu rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vjedhjes. Policia procedoi penalisht edhe 35 vjeçarin A.M për moskallëzim krimi. Versus.al







